• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gërkovska: Porositë nga aleatët ndërkombëtarë në luftën kundër korrupsionit duhet të kuptohen nga organet vendore të jurisprudencës

Gërkovska: Porositë nga aleatët ndërkombëtarë në luftën kundër korrupsionit duhet të kuptohen nga organet vendore të jurisprudencës

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska pret reagim nga organet vendore të jurisprudencës pasi që SHBA-ja dje shpalli person non grata kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko për shkak të përzierjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

"Porositë e qarta dhe hapat konkret të cilat i ndërëmarrin aleatët tanë ndërkombëtarë në luftën kundër korrupsionit duhet të kuptohen në mënyrë adekuate nga organet vendore të jurisprudencës. Sepse roli i tyre bazik është të sigurojnë barazi të qytetarëve para ligjit dhe të reflektojnë drejtësi efektive dhe joselektive", porositi zëvendëskryeministrja Gërkovska në Fejsbuk. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR