• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Zbatimi i kodit dhe presioni pozitiv nga publiku dhe media kontribuojnë në ndryshimin e sjelljes së zyrtarëve. Zgjedhjet janë periudhë në të cilën duhet të demonstrohet pjekuria demokratike, se ne dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore, thotë zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska.

Si përgjegjëse për monitorimin e respektimit të Kodit të etikës për personat e zgjedhur dhe të emëruar nga qeveria, Gërkovska gjatë pjesëmarrëjes në TV Sitel ka deklaruar se me rastin e shkeljes së kodit kanë vepruar vetëm në bazë të argumenteve pa marrë parasysh se për cilin zyrtarë bëhet fjalë. Ajo theksoi se më herët nuk është përmendur as mundësia e ekzistimit të kodeve të tilla dhe janë kërkuar arsyetime për zyrtarët që kanë vepruar në kundërshtim me normat etike.

Lidhur me aktivitetet në periudhën zgjedhore, Gërkovska theksoi se nuk ka kompetencë të reagojë në nivelet e tjera të pushtetit.

"Unë nuk kam kompetencë të veproj për kryetarët e komunave. Për këtë arsye ne i dërguam një letër të hapur publikut për t'u vënë në dukje të gjithë zyrtarëve se duhet të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe dhe të demonstrojnë pjekuri demokratike. Duke qenë se çdo zgjedhje është në thelb një shenjë e arritjes së pjekurisë demokratike, le të tregojmë se ne tashmë dimë të bëjmë ndryshimin pas kaq shumë vitesh shtet të pavarur dhe pas kaq vitesh statusi kandidat dhe zbatimi i zgjidhjeve ligjore në këtë kuptim, që mund të bëjnë dallimin ndërmjet veprimtarive partiake dhe shtetërore", thotë Gërkovska e pyetur nëse është e nevojshme përfshirja e saj kur bëhet fjalë për aktivitetet e pushtetarëve, por edhe të përfaqësuesve të opozitës përmes kryetarëve të komunave në periudhën aktuale parazgjedhore.

E pyetur se pse nuk mund të harmonizohet ligji për masat kufizuese për të cilin u tentua të ndryshohet, ajo thotë se është e qartë se ata që do të preken drejtpërdrejt nga një zgjidhje e tillë ligjore, përkatësisht personat që kanë pushtet dhe mjete dhe për fushata në media dhe për të investuar në një mënyrë të tillë komunikimi për ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese e bëjnë këtë. Ajo theksoi se ligji i propozuar është në përputhje me Kushtetutën dhe normat ekzistuese ligjore, vetëm se përshkruhet procesi përmes të cilit Prokuroria do të detyrohet të fillojë menjëherë procedurën.

Duke iu referuar rolit të kabinetit që ajo drejton dhe aktiviteteve që janë ndërmarrë në periudhën e kaluar, ajo theksoi se duhet pasur parasysh se ky kabinet ka vetëm dy vjet që ekziston dhe se në një pjesë të konsiderueshme është bërë progres si dhe se kanë hedhur bazat për vazhdimin e proceseve. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR