• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Gërkovska: Personat në listën e zezë të SHBA-së nuk duhet të jenë as në funksione publike dhe as kandidatë për poste publike

Gërkovska: Personat në listën e zezë të SHBA-së nuk duhet të jenë as në funksione publike dhe as kandidatë për poste publike

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska informoi se po punohet që të gjithë personat që janë në listën e zezë të SHBA-së të mos kenë poste publike apo të jenë kandidatë për pozita publike. Siç tha ajo, masa ka për qëllim rritjen e besimit te institucioneve.

"Unë dhash iniciativë të cilën Qeveria e pranoi, për ndryshimin e Ligjit për masat kufizuese me të cilin do të rritet shtrirja e masave kufizuese dhe do t'i referohet edhe krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, ndërsa me trupin koordinues të përbërë nga disa institucione u dakorduam të shtohen edhe kërcënimet hibride si aktivitetet kundër shtetit. Trupi koordinues ka përgatit tashmë një draft të ligjit. Ministria e Punëve të Jashtme si ministri amë duhet të përgatitë dhe t’ia propozojë Qeverisë që ta shqyrtojë dhe pastaj të futet në procedurë parlamentare", tha Gërkovska sonte gjatë vizitës së punës në NjPB Gazi Babë në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Në këtë mënyrë, siç nënvizon ajo, në emër të partneritetit strategjik me SHBA-në, lehtësohet procesi që ata persona të cilët SHBA-ja do t'i vendosë në listën e sanksioneve, të procedohen në legjislacionin e Maqedonisë së Veriut.

"E shtojmë edhe Mbretërinë e Bashkuar e cila deri tani ishte e përfshirë në sanksionet e vendosura nga BE-ja, por duke qenë se nuk është më anëtare e BE-së, menduam që edhe ajo të shtohet. Gjithashtu konsiderojmë se duhet të ketë pasoja shtesë në kuptimin që ata që futen në listën e sanksioneve, të mos jenë kandidatë për funksione publike apo të mbajnë poste publike. Do të jetë një masë në drejtim të asaj që të rritet besimi në institucione. Nuk duhet të lejojmë që personat që janë vendosur në listën e sanksioneve të sillen në vendin tonë sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe jo vetëm ata persona, por edhe institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të sillen sikur të mos kishte asnjë reagim nga partnerët tanë ndërkombëtarë se kanë prova serioze mbi bazën e të cilave ka marrë vendimin për futjen e këtyre personave në listën e sanksioneve", shtoi Gërkovska.

Ajo tha se shpreson se me këtë sistemi do të jetë më efikas dhe më i lehtë për funksionim dhe se do të rritet përgjegjësia që funksionarët të jenë shembull për shoqërinë. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR