Gërkovska: Parimet e qeverisjes së mirë duhet të implementohen në të gjitha nivelet e administratës publike
- Duke pasur parasysh se administrata është imazh dhe shtyllë e shtetit dhe shoqërisë, atëherë parimet e qeverisjes së mirë duhet të zbatohen kudo. Dhe kur flasim për qeverisje të mirë, flasim për transparencë, llogaridhënie, integritet, si dhe shërbime të shpejta dhe profesionale, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska.
- Post By Fami Bajrami
- 16:59, 20 shtator, 2023
Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Duke pasur parasysh se administrata është imazh dhe shtyllë e shtetit dhe shoqërisë, atëherë parimet e qeverisjes së mirë duhet të zbatohen kudo. Dhe kur flasim për qeverisje të mirë, flasim për transparencë, llogaridhënie, integritet, si dhe shërbime të shpejta dhe profesionale, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska.
Në panel diskutimin kushtuar zhbllokimit të reformave kyçe i cili u zhvillua në kuadër të konferencës "Administrata publike moderne e digjitalizuar, efikase: Vizioni 2030 - Strategjia për administratë", zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se është prioritet ndryshimi i botëkuptimit dhe forcimit të vetëdijes se administrata është servis për qytetarët. Në këtë proces të gjatë dhe të vështirë, siç shtoi ajo, është thelbësore që politikanët të jenë shembull për të gjithë të tjerët në shoqëri, me integritetin e tyre dhe me veprimet dhe punën e tyre për të mirën e shtetit.
Siç informojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fjalimin e saj ajo u referua aktiviteteve të ndërmarra nga kabineti të cilën e menaxhon në periudhën e kaluar të fokusuara në tri shtyllat: transformimi digjital i shoqërisë, transparenca dhe efikasiteti i institucioneve dhe anti- politikat e korrupsionit, të cilat ndërthuren mes vete dhe lidhen drejtpërdrejtë me reformat në administratën publike.
"Ajo theksoi projektin aktual për rimendimin e menaxhimit i cili parashikon futjen e treguesve për matjen e performancës në zbatimin e politikave dhe forcimin e departamenteve të planifikimit strategjik në ministri. Më tej, ajo informoi se tashmë është përgatitur drafti i Ligjit për arkivim i cili rregullon mënyrën se si do të trajtohen dokumentet digjitale, si dhe punohet intensivisht edhe në futjen e një karte identiteti elektronik, si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve digjitale", thuhet në kumtesën e Qeverisë.
"Në asnjërën nga tre shtyllat e qeverisjes, personi të cilit i është ndaluar kryerja e një profesioni, veprimtarisë ose detyrës, nëse dënohet ose shkarkohet për shpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion, konflikt interesi, diskriminim dhe përdorim të pozitës zyrtare për çfarëdo forme të detyrimit, nuk mund të zgjidhet apo emërohet në një funksion, pra të punësohet në administratën publike. Kandidat për bartës të funksionit publik, si dhe punëtor në administratën publike, nuk mund të jetë personi i cili është në listën e sanksioneve të SHBA-së, BE-së apo KB-së", nënvizon Gërkovska. si/
Foto: Qeveria