• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së: Gratë të qëndrojnë në front në luftën për qeverisje të mirë

Gërkovska para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së: Gratë të qëndrojnë në front në luftën për qeverisje të mirë

Shkup, 9 mars 2023 (MIA) - Lufta e grave zgjat me shekuj dhe ato vazhdimisht i lëvizin kufijtë, sepse thjesht duhet. Luftojnë kundër pabarazisë, dhunës, pafuqisë ekonomike dhe politike, kundër përjashtimit nga proceset e vendimmarrjes. Hulumtimet tregojnë se aty ku të drejtat e grave gëzohen plotësisht, ku gratë janë të përfaqësuara në vendimmarrje, korrupsioni është më i ulët.

Këtë, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, e theksoi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, në fjalimin para  Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku fokusi u vendos te të drejtat e grave dhe gjendja me  barazinë gjinore dhe korrupsionin.

Ajo theksoi se të drejtat e fituara si përfitimi më i madh i civilizimit  duhet vazhdimisht të mbrohen  nga cenimi apo reduktimi.

 "Ai që është kundër avancimit të të drejtave të njeriut,  është kundër përparimit të të gjithë komunitetit, sepse synon ndaj  përjashtimit të grupeve nga rrjedhat shoqërore. Ata që kryejnë zhvatje seksuale ndaj grave ose i mbajnë në skllavëri,  sigurisht që janë të përfshirë në forma të tjera të korrupsionit", theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Në kuadër të temës, ajo përkujtoi Ketrin Xhonson, një heroinë femër, e cila arriti me dijen, këmbënguljen, mosbindjen, t'i tejkalojë të gjitha pengesat në rrugën me të cilat është përballur me rrugën e saj profesionale dhe tekstualisht ta fitojë shoqërinë amerikane.  Ajo ishte gruaja e parë afrikano-amerikane, e cila në fund të viteve të pesëdhjeta dhe në fillim të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, në selinë e NASA-s, me njohuritë dhe aftësitë e saj matematikore, ka dhënë kontributin më të rëndësishëm në zhvillimin e programit hapësinor, e cila që konsiderohet si një nga sukseset më të mëdha të njerëzimit. Ajo theksoi se Ketrin  është përballur me forma të ndryshme të diskriminimit - diskriminim gjinor, diskriminim racor dhe se në kohë jashtëzakonisht të vështira kur të drejtat e njeriut nga ky këndvështrim aspak nuk është biseduar, ndërsa gratë në shkencë përfaqësoheshin në nivelin e një gabimi statistikor.
 
Gratë duhet të vazhdojnë të luftojnë për veten e tyre, por edhe të ndërtojnë aleanca për luftë kundër shfaqjeve dhe praktikave që e  minojnë zhvillimin, siç është korrupsioni, sepse, thotë Gërkovska, korrupsioni është një faktor i fortë që e bën të pamundur daljen nga varfëria dhe për shkak të të cilit njerëzit nuk kanë qasje të barabartë në të mira, shërbime dhe mundësi për zhvillim dhe  një jetë dhe standard më të mirë, qëndron në kumtesë.  ar/

 Foto: Qeveria

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR