• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gërkovska për tërheqjen e grupit Bluprint Group: Më vjen keq për vendimin, sugjerimet e tyre në Ligj janë kryesisht të inkorporuara

Gërkovska për tërheqjen e grupit Bluprint Group: Më vjen keq për vendimin, sugjerimet e tyre në Ligj janë kryesisht të inkorporuara

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Me sektorin civil dhe mediat, vetëm mund të avancohen politikat për qeverisje të mirë dhe ju jeni partneri ynë në të gjitha përpjekjet që bëjmë si kabinet. Më vjen keq për vendimin e grupit Bluprint, por i kuptoj. Shfrytëzoj rastin t'i falënderoj dhe që krahas një vendimi të tillë, ata kanë paraqitur sugjerime për përmirësimin e tekstit të Ligjit, të cilat më së shumti janë të inkorporuara në tekst dhe të shpresoj se kjo nuk do të ndikojë në bashkëpunimin tonë të mëtejshëm. Bashkëpunimi ynë i mëtejshëm do të jetë në të njëjtin nivel të lartë si më parë.

Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para Qeverisë pas manifestimit të Ditës së Kryengritjes Kombëtare, lidhur me komentimin e tërheqjes së grupit Bluprint nga grupi punues për Ligjin për Konfiskim të Pronës, në krye të së cilit është Gërkovska.

E pyetur nëse i përmbahen zgjidhjes ligjore, Gërkovska tha se “është një zgjidhje solide ligjore të cilën tashmë e kemi dërguar në KE për komente dhe të cilën më vonë do të mund ta diskutojmë së bashku në debat publik dhe ta sjellim në fazën e propozimit”.

Për ndryshimet në Kodin Penal, ajo tha se është një proces tjetër, siç theksoi ajo, “krejt ndryshe nga kjo zgjidhje ligjore për të cilën unë jam përgjegjëse”.

“Ju e dini që edhe unë kam shprehur rezerva për atë zgjidhje ligjore dhe i qëndroj ende kësaj. Prandaj thashë se i kuptoj, e kuptoj reagimin e tyre, por shpresoj që kjo të mos ndikojë në bashkëpunimin me Kabinetin. Me të gjitha politikat dhe me të gjitha aktivitetet që kemi ndërmarrë deri më tani si kabinet, kemi dëshmuar se asnjëherë nuk e kemi trajtuar sektorin civil si dekor, përkundrazi, ne kemi insistuar gjithmonë për bashkëpunim dhe bashkëpunimi i tyre ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për ne”, tha Gërkovska

Групата на граѓански организации за реформи во правосудството, Блупринт, денеска на прес-конференција соопштија дека се повлекуваат од процесот за изработка на новиот Кривичен законик. Алекса

Grupi i organizatave civile për reformat në drejtësi, Blueprint, njoftoi sot në një konferencë për media se po tërhiqen nga procesi për hartimin e Kodit të ri Penal.

Grupi Bluprint i organizatave të shoqërisë civile për reformat në drejtësi njoftoi në një konferencë për shtyp të hënën, se po tërhiqet nga procesi i hartimit të Kodit të ri Penal, duke theksuar se kjo vjen si pasojë se “legjitimiteti i jepet të paligjshmit”.

Aleksandra Cvetanovska nga Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë deklaroi se arsyeja kryesore për tërheqjen e tyre nga procesi janë ndryshimet e fundit të Kodit Penal të datës 6 shtator të vitit 2023, të cilat janë propozuar nga Qeveria.

Në një situatë dhe gjendje të tillë, shtoi ajo, jemi dëshmitarë të një abuzimi të pacipë të të ashtuquajturit flamuri evropian, ligji evropian dhe politikat penale brenda këtyre kornizave.

Ajo po ashtu theksoi se vendimi i tyre për tërheqjen e fundit nga grupi punues për hartimin e propozimit për Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile lidhet ngushtë me qëndrimin e tyre për tërheqje nga procesi i hartimit të Kodit të ri Penal.

“Është e padiskutueshme se si Kodi Penal ashtu edhe Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile janë të lidhura thelbësisht dhe tematikisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Prandaj, nëse synohet që përmes zvogëlimit të dënimeve në Kodin Penal të vjetërsohet ndjekja penale, dhe përmes Ligjit për konfiskimin në procedurë civile, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme të konfiskohet, kjo është një qasje e cila në thelb dhe konceptualisht nuk pajtohemi”, shtoi Cvetanovska.

Измените на постојниот Кривичен законик во однос на насилството врз новинари се во собраниска процедура и тие треба да бидат усогласени со целосно новиот кривичен законик, кој веќе постои во

Nga Ministria e Drejtësisë, në deklaratën me shkrim pas tërheqjes së grupit Bluprint, tha se grupi i punës për hartimin e Kodit të ri Penal është i pavarur në punën e tij dhe deri më tani për asnjë dispozitë nuk është ndikuar tek kryetari apo anëtarët.

Prej këtu rikujtuan paralajmërimin e ministrit të dikasterit, Krenar Logas se ky organ pune nuk ka marrë pjesë në ndryshimet e Kodit Penal që Kuvendi i miratoi më 6 shtator, të cilat ende po bëjnë bujë në opinion, pasi për shkak të zvogëlimit të dënimeve për krime të caktuara, një pjesë e madhe e rasteve ndaj zyrtarëve mund të vjetërohen.

“Sa i përket qëndrimit të Bluprint, mendojmë se nuk duhet nxituar me procedurat për dalje të parakohshme nga grupi i punës për arsye se siç u përmend nga ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, grupi i punës që harton Kodin e ri Penal nuk mori pjesë në ato ndryshime që u miratuan nga Kuvendi. Kontributi i sektorit civil është shumë i rëndësishëm për njohuritë që kanë, përvojën shumëvjeçare dhe aftësitë që disponojnë”, theksoi Ministria e Drejtësisë.

QËNDRONI TË LIDHUR