• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska: Nuk kam informata se ndërmarrje të afërta e funksionarë qeveritarë do të përfshihen si kryes të punëve në "Behtel dhe Enka"

Gërkovska: Nuk kam informata se ndërmarrje të afërta e funksionarë qeveritarë do të përfshihen si kryes të punëve në

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja e angazhaur për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska nuk ka informata se ndërmarrje të afërta me funksioanrë qeveritarë do të përfshihen si kryes të punëve në "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10d.

"Nuk kam informatë të tillë. Mu prej fillimit u tha se nënkryes do të jenë ndërmarrje nga vendi, ndërkaq ky është një prej përfitimeve nga ai projekt për shkak se do të sjellë vende të punës dhe punësime për shumë ndërmarrje të vendit. Unë nuk kam informatë të tillë. Më mirë do të ishte të kotnrolloni tek kkordinuesi", tha Gërkovska në përgjigje të psetjes së gazetarëve gjatë takimeve të sotme me nxënësit e SHMO "Jane Sandanski" - Strumicë.

Konsisderoj, shtoi, se investimet e huaja janë thelbësisht të nevojshme për shkak se do të ndihmojnë për zhvillimin ekonomik, ndërkaq zhvillimi ekonomik i shtetit është parakusht që të mund të ketë bazë për implementim të politikave të mira për ndërtim të një shoqërie më të mirë dhe sociale dhe shoqëri më të mirë për të gjithë.

"Megjithatë, nëse ka konflikt të interesave, nëse konstatohet, jam e sigurt se do të reagojë KSHPK-ja që është organ i angazhuar për konstatimin e diçka të tillë. Varësisht nga ajo se çfarë janë rezultatet ne do të ndërmarrim masa njejtë siç kemi ndërmarrë deri më tani, pa marrë parasysh atë se për kë bëhet fjalë", porositi Gërkovska. ab/

Foto: MIA  

QËNDRONI TË LIDHUR