• e premte, 27 dhjetor 2024

Gërkovska: Nga OLAF na treguan se janë të kënaqur me bashkëpunimin me ne, inkurajoj hetimet e tyre

Gërkovska: Nga OLAF na treguan se janë të kënaqur me bashkëpunimin me ne, inkurajoj hetimet e tyre

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja për Politika për Qeverisje të Mirë Slavica Gërkovska sot në Kuvend në seacën përkushtuar pyetjeve parlamentare, tha se në takimin në Bruksel me përfaqësuesit e Shërbimit Evropian kundër Mashtrimeve - OLAF është theksuar se janë të kënaqur  nga bashkëpunimi me institucionet  në vend, ndërsa ajo theksoi se i inkurajon hetimet e tyre.

Ajo u përgjigj në pyetjen e deputetëve në lidhje me raportin e OLAF për keqpërdorimet e fondeve evropiane.

"Nga ana e përfaqësuesve të OLAF na ishte thënë se janë të kënaqur nga bashkëpunimi me institucionet tona, ndërsa nga ana ime u tha se i inkurajoj të vazhdojnë me hetimet, pikërisht sepse secili prej nesh pavarësisht pozicionit ka obligim që të jetë përgjegjës për mënyrën në të cilën  shpenzohen paratë e qytetarëve, pa dallim nëse bëhet fjalë për paratë nga Buxheti ose bëhet fjalë për ndihmë donatore ose ndihmë nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtar", theksoi Gërkovska.

Ajo theksoi se ajo që është treguar edhe nga OLAF dhe shpreson që hetimet në vazhdim të marrin fund dhe rezultati të jetë i qartë. Shtoi se nuk janë të tillë që të mund të reflektojnë për ndihmën IPARD, e cila tashmë i është dhënë vendit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sërish sot në lidhje me hetimet e OLAF-it, tha se të gjithë që kanë keqpërdorur mjete popullore ose evropiane, duhet të dalin para drejtësisë.

Лидерот на ВМРО-ДПМНЕ, Христијан Мицкоски со дел од партиската пратеничка група попладнево во 15:30 часот ќе оди на средба кај претседателот на државата Стево Пендаровски во вила Водно и ќе б

"Për këtë kemi gjashtë vite që flasim, se kjo Qeveri e BDI-së, e mbështetur nga partneri më i vogël i koalicionit LSDM, është shumë i përfshirë në krim dhe korrupsion. Është mirë që po bëhet më e qartë për partnerët tanë nga Evropa dhe është gjithashtu mirë që ata do të merren me këtë hetim. Ndërsa qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së dhe organet që do t'i ketë nën menaxhim do të hetojnë së bashku me këtë agjenci", theksoi Mickoski.

Euroambasadori Dejvid Gir, dje nga Manastiri, duke iu përgjigjur pyetjes së MIA-s tha se nëse hetimet në Shërbimin Evropian kundër mashtrimeve rezultojnë me dyshim për aktivitetet kriminalistike, ato raste do t'i kalojnë Prokurorisë Publike dhe në atë rast presin që prokurori publik të ndërmarrë veprime në kohë dhe ato aktivitete do të ndiqen nga afër.

Euroambasadori Gir tha se OLAF ka përgatitur rekomandime për institucionet evropiane dhe autoritetet e Maqedonisë në lidhje me keqpërdorimin e fondeve evropiane.

Вушност, процесот на преговори е обид да се донесе ЕУ во Северна Македонија. Процесот ќе потрае, но секој чекор напред во процесот на преговори, поконкретно во спроведувањето на реформите, тр

"Kjo tregon se sa seriozisht BE-ja i qaset dhe kontrollon mënyrën se si shpenzohen paratë nga taksapaguesit evropianë në Maqedoninë e Veriut. Dua të theksoj se OLAF është një organ shumë serioz, që kryen hetime se si shpenzohen paratë e BE-së. Unë konfirmoj numrin, por nuk di detaje në lidhje me vetë hetimet. Mund të konfirmoj se ka subjekte të ndryshme që janë pjesë e atyre hetimeve. Nëse hetimet e OLAF-it rezultojnë me dyshime për veprimtari kriminale, ato raste do t'i përcillen Prokurorisë Publike, me ç'rast presim që Prokurori Publik të ndërmarrë veprime me kohë dhe ne do t'i ndjekim ato veprime nga afër", tha ambasadori Gir.

Shërbimi Evropian Kundër Mashtrimit (OLAF), përgjegjës për revizionin e fondeve për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe për shtetet e tjera shfrytëzuese, në pesë vitet e fundit hapi 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor për keqpërdorime ose parregullsi të lidhura me fondet evropiane, nga të cilat 18, siç raportohet nga Euronjuz Albania, i referohen keqpërdorimit të fondeve evropiane në vend. OLAF përgatiti shtatë rekomandime për institucionet evropiane dhe autoritetet maqedonase. Nuk ka informacion shtesë nga shërbimi për hetimet konkrete, por është bërë e ditur se për fondet evropiane, të cilat janë shpenzuar tërësisht ose pjesërisht në nivel kombëtar apo rajonal në vitin 2022, janë hapur katër hetime në Maqedoninë e Veriut dhe tre u mbyllën me rekomandimet e duhura. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR