• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Gërkovska në forumin e sigurisë në Uashington: Partneriteti me SHBA-në është kyç në përballjen me ndikimet malinje të Ballkanit

Gërkovska në forumin e sigurisë në Uashington: Partneriteti me SHBA-në është kyç në përballjen me ndikimet malinje të Ballkanit

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Në kuadër të vizitës në SHBA, ndërsa në vigjilje të mëngjesit të nesërm të lutjes në Uashington, zëvendëskryetarja e Qeverisë e angazhuar për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska sot ka marrë pjesë në forumin e sigurisë me temë "Ndikimi malinjë kinez dhe rus në Ballkan".    

Zëvendëskryeministrja Gërkovska, siç informoi Kabineti i saj, në fjalimin ka theksuar se Maqedonia e Veriut gjithmonë ka qenë në udhëkryq të ndikimeve të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të dëmshme, me të cilën është minuar çdo hap që si shtet e kemi bërë që të bëhemi pjesë e Aleancës dhe të hyjmë në BE. Për fat të keq, siç theksoi Gërkovska, këto ndikime nuk janë zvogëluar me hyrjen në NATO, por janë intensifikuar pasi që vendi u përball me pengesa të reja në aderimin në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, në kontekst të këtillë, narrativat e dëmshme, lajmet e rreme dhe dezinformatat përhapen më gjerë dhe më thellë në shoqëri.

"E gjithë kjo është në interes të axhendave të vendeve, nga të cilat Maqedonia e Veriut, shikuar në aspektin historik nuk ka parë asnjëherë asgjë të mirë. Ndërsa euroskepticizmi rritës dhe ndjesitë antiperëndimore, të cilët në mënyrë të organizuar përforcohen, mund të kenë pasoja largpamëse ndaj stabilitetit të dhe shoqërisë sonë dhe të gjithë rajonit", theksoi Gërkovska

Ajo shprehu shpresë se SHBA-ja edhe në të ardhmen do të mbeten aleati ynë i përkushtuar dhe mik, i cili vazhdimisht i mbështet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për avancimin e demokracisë, për sundimin e drejtësisë dhe për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme institucionale për rritje dhe zhvillim. mb/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR