• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gërkovska: Me ligj të ndalohet që personat nga "listat e zeza" të SHBA-së, BE-së dhe OKB-së të jenë bartës të funksioneve

Gërkovska: Me ligj të ndalohet që personat nga

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, paralajmëroi se ka ngritur nismë në Qeveri që të fillohet me ndryshime ligjore të cilat do të pamundësojnë që personat të cilët janë në listën e sanksioneve të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara të jenë në ndonjë pozitë ose të punësohen në administratë. 

Në televizionin Sitel, ku sonte ishte mysafire, Gërkovska theksoi se janë të nevojshme ndryshime të cilat do të parashohin se nëse një funksionari, i cili për momentin është në pozitë, i shqiptohet një sanksion i tillë, mandati t'i ndërpritet menjëherë. 

"Sepse sjellja sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pas shqiptimit të sanksioneve të tilla, shkatërron besimin në institucione dhe nuk kontribuon në ndërtimin e një sistemi në të cilin qytetarët mund të kenë besim. Ndërsa ne do ta zvogëlojmë korrupsionin në mënyrë drastike në atë moment kur do të shihet se sistemi funksionon në mënyrë të paanshme dhe ka dënime dhe sanksione për të gjithë ata që kanë shkelur normat etike dhe morale", tha Gërkovska.

Në atë drejtim, paralelisht me përforcimin e kritereve për bartësit e funksioneve, kanë përgatitur edhe Propozim për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Masat Retriktive, me të cilin, përveç rezolutave juridike të Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe akteve juridike të BE-së, do të shtohen edhe masat e SHBA-së, si bazë për masa ligjore restriktive. fc/

Fotografia: Printstrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR