• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gërkovska: Mbështetja donatore në sigurinë kibernetike është e domosdoshme, por duhet të jetë e koordinuar dhe e planifikuar në mënyrë adekuate

Gërkovska: Mbështetja donatore në sigurinë kibernetike është e domosdoshme, por duhet të jetë e koordinuar dhe e planifikuar në mënyrë adekuate

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Në botën e sotme të ndërlidhur, me rëndësi kyçe është të sigurohet se asnjë vend nuk do të ngelë prapa kur bëhet fjalë për zgjidhje të nevojave të dala nga zhvillimi teknologjik. Kjo do të thotë sigurim të mbështetjes së nevojshme dhe resureve për zhvendosje të diproporcioneve mes vendeve dhe përballja me sfidat financiare dhe politike që lajmërohen gjatë ndërtimit të kapaciteteve kibernetike, tha zëvendëskrxeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska në panelin në kuadër të Konferencës globale për ndërtim të kapaciteteve kibernetike që mbahet në Akra të Ganës.

Siç theksoi Gërkovska, ndihma nga vendet e zhvilluara partnere në procesin e transformimit digjital është jashtëzakonisht me rëndësi për vendet të cilat kanë resurse të kufizuara dhe sfida të shumta politike dhe socio-ekonomike.

Sipas saj, ndihma donatore, posaçërisht për vendet e vogla siç është Maqedonia e Veriut, duhet të jetë e koordinuar në mënyrë që të mos ketë përputhje të projekteve, por duhet posaçërisht të kihet kujdess përmes asaj mbëhstetje të arrihen ndryshime të qëndrueshme dhe afatgjate.

Duke e prezantuar punën e Këshillit nacional për transformim digjital të shoqërisë, me të cilin kryeson, Gërkovska theksoi se posaçërisht është me rëndësi koordinimi i ndihmës donatore, pa dallim nëse bëhet fjalë për mbështetje financiare apo eksperte, sepse shpesh vërehet, siç tha, paraqitja e projekteve të cilat përputhen, që do të thotë hsfrytëzim joadekuat i mjeteve të fituara.

Gërkovska përmendi edhe se zhvillimi asimetrik nuk krijon dobësi vetëm për vendet më pak të zhvilluara, por edhe për komunitetin ndërkombëtar.

foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR