• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gërkovska - Itala: Bashkëpunimi i mirë me OLAF është jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit në përdorimin e fondeve evropiane

Gërkovska - Itala:  Bashkëpunimi i mirë me OLAF është jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit në përdorimin e fondeve evropiane

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Iniciativat dhe proceset e zbatuara nga Kabineti për politika të qeverisjes së mirë në drejtim të forcimit të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në institucione, sot në Bruksel i prezantoi zëvendëskryetarja e Qeverisë e obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë Slavica Gërkovska, në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të OLAF - Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, Ville Itala dhe anëtarët e ekipit të tij.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takim ajo theksoi se i vlerëson fondet e taksapaguesve të Bashkimit Evropian që investohen në vendin tonë dhe se ato duhet të përdoren në përputhje me qëllimin.

"Në atë drejtim, ajo theksoi se duhet kushtuar vëmendje dhe të shmanget mbivendosja e projekteve të financuara nga BE-ja, por edhe nga donatorët tjerë, njofton Qeveria.

Nikoqirët e  OLAF, siç shtojnë ata, theksuan se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet kompetente nga Maqedonia e Veriut, veçanërisht me Departamentin për Koordinim për Luftimin e Mashtrimit të Fondeve të BE-së (AFKOS) në kuadër të Ministrisë së Financave si pikë e tyre kontakti për bashkëpunim.

"Duke informuar për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme në këtë fushë, ata shprehën gatishmërinë për shkëmbim të mëtejshëm të përvojave dhe ekspertizës dhe theksuan se është e rëndësishme të ruhet bashkëpunimi i mirë me OLAF gjatë gjithë procesit të negociatave, shtuan ata. sa/

Foto: Qeveria e RMV-së 

QËNDRONI TË LIDHUR