• e premte, 27 dhjetor 2024

Gërkovska: Institucionet duhet të jenë edhe më të përgjegjshme dhe t'i përmirësojnë performancat e kundër korrupsionit

Gërkovska: Institucionet duhet të jenë edhe më të përgjegjshme dhe t'i përmirësojnë performancat e kundër korrupsionit

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Përafrimi drejt BE-së si qëllimi ynë më i rëndësishëm strategjik do të thotë vazhdimisht ta forcojmë  përgjegjësinë dhe llogaridhënien e institucioneve, ta përmirësojmë funksionalitetin e tyre si shërbim për qytetarët dhe si motor i përparimit socio-ekonomik dhe standardit më të mirë të jetesës. Të krijojmë një sistem që do të ketë konditë solide që të funksionojë mbi parimet e sundimit të së drejtës, gjegjësisht një sistem me mekanizma solidë që do ta parandalojë korrupsionin. Pres që të gjitha institucionet në një kohë sa më të shkurtër të fokusohen dhe të tregojnë një përqindje më të shpejtë të implementimit të Strategjisë kombëtare për luftën kundër korrupsionit, e të mos jetë siç theksohet në raportin e Komisionit Kundër Korrupsionit, vetëm 10 për qind që është një rezultat shkatërrues.

 Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Slavica Gërkovska, në fjalimin në fillim të takimit të punës në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të progresit të arritur nga institucionet e përfshira në luftën kundër korrupsionit, gjegjësisht përmbushjen e rekomandimeve të theksuara në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022 dhe në Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe Përplasjes së interesave për vitin 2021-2025, të cilin fjalim nbajti edhe shefi i  Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Djevid Gir.

 Ajo theksoi se me qëllim që të adrsohen dobësitë e theksuara në Raportin e KE-së për vitin 2022 dhe ai i ardhshmi të tregojë se vendi po bën progres, në takimin në dhjetor institucionet u ngarkuan  të dorëzojnë në Kabinet në afat prej 10 ditëve  me shkrim  masa dhe aktivitete konkrete që do t'i bëjnë këtë vit në përputhje me rekomandimet e Raportit të KE-së për vitin 2022 dhe Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe Përplasjes së interesave për vitin 2021-2025. Ajo në këtë rast theksoi se vetëm një pjesë e institucioneve kanë qenë të shpejtë dhe me kohë  i janë përgjigjur detyrës, disa kanë dërguar vërejtje të përgjithshme, ndërsa një pjesë e tyre pas afatit të caktuar.

 Ajo nënvizoi se kjo është një luftë që nuk varet nga një njeri, nga një qeveri, por varet nga të gjithë ne dhe suksesi i vendit do të jetë një sukses i përbashkët sepse vetëm kështu mund të përparohet.

"Për fat të keq, raporti i fundit i KSHPK-së tregon një realizim të dobët të Strategjisë, që nuk duhet të përsëritet. Të gjitha këto sinjale tregojnë qartë se çdo institucion i interesuar duhet të marrë seriozisht pjesën e vet të detyrimeve dhe përgjegjësive dhe me gjithë kapacitetin e vet të investojë në përmbushjen e tyre, ndër të tjera, së bashku me secilin institucion. Ajo Strategji është bërë bashkërisht me të gjitha institucionet, nuk është imponuar nga jashtë, vetë institucionet i notojnë detyrimet që duhet të bëjnë dhe prandaj pres që të gjitha institucionet në një afat sa më të shkurtër të fokusohen dhe të tregojnë një përqindje më të shpejtë të implementimit të Strategjisë kombëtare  për luftë kundër korrupsionit, e jo siç theksohet në raport vetëm 10 për qind, që është rezultat shkatërrues", vlerësoi Gërkovska. 

 Ky angazhim, shtoi ajo, duhet të jetë prioritet për secilin institucion dhe prandaj nuk duhet lënë hapësirë për injorim as, megjithatë për përmbushje të pjesshme të detyrimeve që janë shënuar qartë dhe saktë.

 Në pjesën e mbyllur të takimit, Gërkovska paralajmlroi se do të bisedohet në detaje për pikat më kritike dhe më problematike. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR