• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska: Duhen njerëz të guximshëm në të gjitha nivelet për të luftuar korrupsionin

Gërkovska: Duhen njerëz të guximshëm në të gjitha nivelet për të luftuar korrupsionin

Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA) - Duhen njerëz të guximshëm në të gjitha nivelet për t'u përballur me korrupsionin, deklaroi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë në Qeverinë teknike, Sllavica Gërkovska, në diskutimin publik në Universitetin "Xhon Hopkins" në Uashington, ku mori pjesë edhe Eduard Xhozef, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin për Politikë të Jashtme të këtij Universiteti.

Në diskutimin me temën "Pse është kaq e vështirë lufta kundër korrupsionit në vendin tim", zëvendëskryeministrja Gërkovska, siç njoftuan nga kabineti i saj, iu referua sfidave të shumta me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut në këtë fushë, si dhe përpjekjet dhe politikat që po ndërmerren për të forcuar mekanizmat kundër korrupsionit.

"Pavarësisht zërit të disa individëve, jam e bindur se nuk mund të jetë antikushtetuese nëse dikush dëshiron të përcaktojë një procedurë, të rregulluar me ligj, në mënyrë që institucionet kompetente të veprojnë dhe të hapin raste për personat që janë në listën e zezë në SHBA". Ajo shtoi se si vend nuk mund ta anashkalojmë faktin dhe të mos bëjmë asgjë kur SHBA-ja, si aleati dhe partneri ynë më i madh, sanksionon njerëzit për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar në vendin tonë", theksoi zëvendëskryeministrja duke komentuar nismën e saj për ndryshimet e Ligjit për masa kufizuese në drejtim të zgjerimit të bazës për shqiptimin e masave.

Gërkovska theksoi se është ilustrues shembulli i ish kryeministrit Gruevski, i cili ende është i arratisur nga drejtësia, i cili sulmoi edhe përpjekjet për forcimin e mekanizmave juridikë kundër korrupsionit, duke deklaruar se kërcënojnë sovranitetin e shtetit.

"Pikërisht ata që e kuptojnë sovranitetin si fushë për grabitje sovrane të popullit të tij janë problemi më i madh", theksoi Gërkovska.

Lidhur me besimin e ulët në sistemin e drejtësisë, si hallka më e dobët në përballjen me korrupsionin, zëvendëskryeministrja theksoi se kemi nevojë për njerëz të guximshëm dhe prandaj, nëse dikush nuk ndihet mjaftueshëm i guximshëm dhe i gatshëm për të përballuar këtë sfidë, të qëndrojë ballë për ballë me korrupsion, nuk duhet të raportohet në  Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.

Në këtë kontekst, Gërkovska shtoi se në të gjitha nivelet e shoqërisë nevojiten njerëz që veprojnë me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjësi.

"Eksperti i politikës së jashtme, Eduard Xhozef, i cili si njohës i situatës në Ballkan, diskutimin e sotëm e inicioi si  korrupsion "endemik"  në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se ajo pengon përparimin ekonomik të vendit dhe destabilizon jetën politike dhe shoqërore", theksohet në kumtesë. sa/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR