• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gërkovska - Duh: Përvoja e Sllovenisë për letërnjoftimet elektronike është e rëndësishme, bashkëpunimi i ndërsjellë do të lehtësojë dhe avancojë procesin

Gërkovska - Duh: Përvoja e Sllovenisë për letërnjoftimet elektronike është e rëndësishme, bashkëpunimi i ndërsjellë do të lehtësojë dhe avancojë procesin

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska sot ka realizuar një takim pune me ministren sllovene për Transformim digjital, Emilia Stojmenova-Duh me të cilën kanë biseduar për mundësitë për bashkëpunim të përbashkët në fushën e digjitalizimit, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe mbështetje në lidhje me vendosjen e letërnjoftimit elektronik në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, kumtojnë nga Pres shërbimi për shtyp i qeverisë, ekipi i ministres Duh prezantoi përvojën sllovene në lidhje me procesin e krijimit të letërnjoftimit elektronik, duke përfshirë rregulloren që duhet të respektohet, si dhe mundësitë që ofron letërnjoftimi elektronik në pjesën e shërbimeve digjitale.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska falënderoi ministren Duh për mbështetjen që Sllovenia i jep Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në fushën e transformimit digjital të shoqërisë. Ajo informoi për hapat që janë ndërmarrë deri më tani, në lidhje me formimin e Këshillit kombëtar për transformim digjital të shoqërisë, miratimin e Konceptit për transformim digjital në të cilën definohen hapat e ardhshëm, si dhe për miratimin e planit dhe konceptit për letërnjoftim elektronik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Ajo theksoi se transformimi digjital i shoqërisë është shumë i rëndësishëm edhe në kuadër të politikave të mirëqeverisjes, sepse siguron efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie të sektorit publik, por edhe zvogëlon mundësinë e një faktori subjektiv njerëzor në procese", thuhet në kumtesë.

Ministrja Duh informoi se mbështetja që Sllovenia ia jep Maqedonisë së Veriut në fushën e digjitalizimit është në pajtim me politikat e Bashkimit Evropian, që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin mbështetjen adekuate për të realizuar më shpejt transformimin digjital, gjë që është e nevojshme për avancimin e shërbimeve që marrin qytetarët.

"Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme, me përfshirjen e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, për të shqyrtuar bashkërisht mundësitë që duhet të përmbajë karta e identitetit elektronik dhe lidhjen e tyre me dokumentin e udhëtimit dhe patentë shoferin", njofton Pres shërbimi për shtyp i qeverisë. qa/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR