• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska: Do të kërkoj nga drejtoresha e FSSHM të përgjigjet në pyetjet e publikut

Gërkovska: Do të kërkoj nga drejtoresha e FSSHM të përgjigjet në pyetjet e publikut

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Fshehja nuk është zgjidhje. Qytetarët kanë të drejtë të informohen në çdo moment, të dinë se çfarë po ndodh, sepse do ta them edhe një herë, të dhënat dhe informacionet janë të qytetarëve, jo të institucioneve, tha zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska. 

Në pyetjen e një gazetari lidhur me transparencën e dy drejtorëve të Fondit për sigurim shëndetësor, zëvendëskryeministrja tha se do të kërkojë nga drejtoresha Magdalena Filipovska Grashkoska që të dalë para opinionit dhe t'i përgjigjet pyetjeve lidhur me sulmin e hakerëve në faqen e Fondit për sigurim shëndetësor. 

Sipas zëvendëskryeministres, ndarja e mjeteve buxhetore për mbrojtjen kibernetike nuk është luks, por investim.

“Më vjen keq që në një situatë ku jemi në një luftë hibride, institucionet po ndërgjegjësohen se sa i nevojshëm është një investim i tillë dhe që nuk është luks”, tha ajo. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR