• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërkovska: Arsimi është faktor kyç për përballje me të gjitha sfidat moderne, me të cilat ballafaqohet shoqëria

Gërkovska: Arsimi është faktor kyç për përballje me të gjitha sfidat moderne, me të cilat ballafaqohet shoqëria

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Duhet t'i bëjmë shoqëritë më të shkathëta që të munden më lehtë të adaptohen në sifdat që i sjellë koha e re në kuptim të zhvillimit të shpejtë teknologjik, digjitalizim dhe sajber siguri, ndërsa kjo paraqet sfidë të madhe edhe për cilësinë e arsimit, sidomos të arsimit të lartë, që duhet të përshtatet që të mund të japë përgjigje të mirë në këtë transformim të shoqërisë, konsiderpon zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska.

Në fjalimin në simpoziumin ndërkombëtar shkencor dhe profesional me temë "Arsimi i lartë në epokën e teknologjisë digjitale", organizuar nga Universiteti amerikan i Evropës - FON, me rastin e 20 vjetorit të Universitetit, Gërkovska  potencoi se çështja për adaptimin e sfidave të reja moderne është çështje e shoqërisë së mirë

Sipas saj, paralelisht me shfrytëzimin e mjeteve digjitale dhe shfrytëzimin e teknologjive të reja dhe mjeteve, të cilat i sjellë koha aktuale duhet të rritet dhe të përforcohet ndërgjegjja për sajber sigurinë, por gjithashtu edhe të zbatohen politika, që do ta mundësojnë këtë.

Arsimi, megjithatë shtoi Gërkovska, duhet të krijojë aftësi për ndihmë dhe interpretim edhe të çështjeve nga kornuzat botërore, sidomos për ato që po ndodh në botë duke i pasur parasysh ngjarjet më të reja gjeopolitike dhe mënyrën, në të cilën në këtë moment pozicionohet gjeopolitkisht bota, ndërsa munds t'ju ndihmojë të rinjve që ta kuptojnë ndërlikimin e gjeopolitikës dhe si munden përvojat tjera të kontribuojnë për një sistek më të mirë shoqëror.

Drejtori i FON-it, Sefer Canoski me rastin e shënimit të jubileut të 20-të, theksoi se Universiteti u imponua si institucion serioz i arsimit të lartë, që e ka luajtur rolin e vet si konkurrencë e nevojshme e universiteteve shtetërore, ndërsa nga viti 2020 u bë Universiteti amerikan i Evropës FON.

"Sot, pas këtyre sfidave që ndodhën me koronën, lufta në Ukrainë edhe universitetet kanë nevojë për rinovim, riorganizim, ndaj sot me këtë simpozium që po organizojmë për nder të 20 vjetorit me të ftuar të rëndësishëm, hapim tema të reja që janë shumë interesante dhe aktuale sidomos në fushën e sigurisë kibernetike", tha Canovski.

Ceremonia solemne me rastin e jubileut do të mbahet në mbrëmje në ambientet e UAE- FON. mb/

  

QËNDRONI TË LIDHUR