• e mërkurë, 27 nëntor 2024

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”- vazhdoi aksioni gueril për lajmet e rreme në turmë

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”- vazhdoi aksioni gueril për lajmet e rreme në turmë
Shkup, 16 maj 2022 (MIA)- Qytetarë të Shkupit sot janë përshëndetur me një aksion të ri gueril e cila alarmon rreth lajmeve të rrejshme, këtë herë në vend të porosive në telefon celular, janë pra pankarta që mbajnë njerëz në turmë. Aksioni i titulluar si “Gënjeshtarët me këmbë të shkurtra kapen midis Shkupit” ju bën më dije qytetarëve se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Në pankartat e prezantuara me njerëz figurojnë porosi me disa prej dezinformatave më të përdorura dhe më të dëmshme të plasura në vend: “KAÇKM është fshirë nga Kushtetuta”, “Me Marrëveshjen e Prespës u bëmë maqedonas të veriut”, “Putini çliron Ukrainën nga fashizmi”, “Po ndërtohen kampe që në Maqedoni të vendosin qindra mijëra emigrantë”. Porosia kryesore e kësaj ka qenë qytetarët të mos bien pre e lajmeve të rrejshme dhe çdoherë të verifikojnë burimin e lajmeve. Me aksionet e këtilla guerile, qytetarët nga shembuj të thjeshtë njihen me dezinformatat që kanë për qëllim t'i hutojnë dhe orientojnë ata gabimisht, por shpeshherë edhe drejtpërdrejtë gënjejnë me ndonjë qëllim politik apo komercial.  

QËNDRONI TË LIDHUR