• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fushata "Ne jemi Evropë" në Tetovë kushtuar të rinjve si perspektivë për të ardhme progresive të shtetit

Fushata

Tetovë, 6 tetor 2023 (MIA) - Fushata "Ne jemi Evropë" e kryesuar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan mariçiq sonte u realizua në Tetovë, ndërsa temë ishte anëtarësimi në BE dhe të sinjtë si perspektivë për të ardhmen progresive të shtetit. Zëvendëskryeministri Mariçiq i cili ishte folësi i parë, theksoi se të rinjtë janë progresi i shoqërisë dhe është evropiane të rinjtë të jenë prijës të ideve të reja dhe të freskëta. 

"Mu për shkak të të rinjve duhet të bëhen vendime të rënda dhe hap final për anëtarësimin në BE. Sepse të rinjtë kërkojnë të nxjerrim maksimumin nga mundësia të cilën para nesh e krijon momenti gjeopolitik në të cilin ndodhemi. Të rinjtë janë ata të cilët e njohin BE-në si partner stabil dhe të dëshiruar, Prandaj kemi obligim të jemi partner në sigurimin e perspektivës dhe të ardhmes evropiane",tha Mariçiq.

Ai theksoi se këto pesë vite është bërë shumë për të rinjtë dhe rritje e standardeve.

Ministtri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se në vitet e kaluara janë bërë ndryshimet më të mëdha në këtë sferë me reforma, me programe të reja, libra të rinj, kabinete të pajisura, rroga të rritura për mësimdhënësit për 55%, rikontruime të 150 shkollave, ndërtimi i dhjetë shkollave të reja dhe 43 sallave sportive.

Të rinjtë dinë disa gjuhë, mendojnë në mënyrë kritike, janë inovativë, krijojnë, theksoi në fajlimin e tij ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, duke shtuar se ne jemi Evropë sepse kemi vlera evropaine.

Andrea Silvestri, ambasador i Republikës së Italisë theksoi se vetë ai ka qenë mes studentëve të parë të cilët ishin pjesë e fillimit të programit Erazmus. U përkujtua se në vitet e para kanë marrë pjesë në këmbimin arsimor rreth 3200 studentë, ndërsa numri tani tejkalon 300 mijë.

Pranvera Kasami nga Instituti për lidership dhe politika publike e pati fjalën e fundit në ngjarje.

"Një pjesë e madhe e përvojës sime është në projekte me të rinjtë, punë në ura të besimit, sipërmarrësi, politika, treg të punës. Nuk mjafton të thuhet se ata janë e ardhmja por e atshmja absolute, posaçërisht tani kur janë kahëzuar jashtë lufijve për ta gjetur Evropën. Në një qytet me shumë të rinj dhe dy universitete si Tetova, nuk ka euroskepticizëm", theksoi Pranvera Kasami. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR