• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fushata "Ballë për ballë" për numrat amë është zgjedhur më e mira në Liverpull

Fushata

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - "Ballë për ballë" fitoi çmim për fushatën më të mirë në çmimet e sivjetme që i ndan Rrjeti ndërkombëtar për vulë të rrugës, të cilat u ndanë aprdje në Liverpull. Kategoria për Fushatën më të mirë është për gazetat dhe revistat e rrugës të cilat e ngritën vetëdijen për problemet me të cilat përballen shitësit e tyre apo të cilat përfaqësonin ndryshim me të cilin do të përmirësohet puna e shitësve të tyre. Pjesë e garës ishin mbi 90 revista nga 35 vende nga e mbarë bota.

Siç kumtuan nga ekipi i "Ballë prë ballë", revistat garonin në gjashtë kategori: revista më e mirë, shkrimi më i mirë, fushata më e mirë, mbështetja më e mirë për shitësin, kontributi më i mirë nga shitësi, fotografia më e mirë. "Ballë prë ballë" ishte mes pesë finalistët edhe në kategorinë Ballina më e mirë me titullin kushtuar përforcimit ekonomik të grave, dizajnuar nga Ruzhica Mandiçevska (Ruki Çuki).

Ky çmim për fushatën më tl mirë ndahet për nisma me impakt të rëndësishëm shoqëror.

Fushata të cilën e filloi "Ballë për ballë" fotoi edhe mbështetje të madhe mediatike dhe bashkëpunim me shoqatat të cilat siguronin ndihmë juridike pa pagesë. Pas betejave të gjata juridike, problemi mbeti i pazgjidhur deri në maj të vitit 2023, kur vdekja e Memet Kamber shkaktoi mospajtime publike dhe përpjekje të prëforcuara për përfaqësim. Në qershor të vitit 2023, pas këtyre përpjekjeve, u miratua ndryshimi i Ligjit për evidencën amë, duke iu mundësuar personave të lindur në vnd, përfundimisht të pajisen me dokumente personale.

Një vit më vonë, shumica e shitësve i morën dokumentet e veta, ndërsa vendi iu afrua asaj për t'u bërë i pari në Evropë që do t'i vejë fund të qenurit pa shtetësi. Këtë lëvizje që e filloi "Ballë për ballë" revistës ia solli edhe çmimin shtetëror "Meto Jovanovski" për të drejta të njeriut në dhjetor të vitit 2023.

Para kësaj nisme, mentorët social ishin angazhuar për të siguruar mbështetje për shitësit e rinj të "Ballë për ballë", duke i çuar drejt tregut të hapur të punës dhe përmbushjes së të drejtës së tyre të punës. Kjo prëfshinte gjashtë muaj mbështetje intensive, me qëllim që shitësit të gjejnë mundësi për punësim dhe të integrohen në tregun e punës, duke dalur me atë rast nga sistemi o varshmërisë sociale dhe duke u bërë pjesëmarrës aktiv, të aftë për të fituar për jetë.

Ky çmim paraqet mirënjohje për përkushtimin e "Ballë për ballë" për të drejtat sociale dhe përjekjet e vazhdueshme për mbështetje të atyre të cilëve u nevojitet më së shumti, porositi ekipi i "Ballë për ballë". ab/

Foto: Ekipi i "Ballë për ballë"

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR