• e martë, 24 dhjetor 2024

Funksionari ukrainas: Kontigjenti evropian mund të jetë një prej garancave për paqen e ardhshme

Funksionari ukrainas: Kontigjenti evropian mund të jetë një prej garancave për paqen e ardhshme

Kiev, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Sistemimi i kontigjentit ushtarak evropian në Ukrainë mund të jetë "një prej garancave" për paqen e ardhshme me Rusinë, deklaroi sot një funksionar i lartë anonim ukrainas për AFP-në, përderisa çështja gjithnjë e më tepër po përmendet në Evropë, lajmëroi Beta.

"Supozojmë se ndërprerja e zjarrit nuk do të jetë e mjaftueshme për ta zgjidhur problemin. (Presidenti rus Vlladimir) Putin çdoherë e shkelë armëpushimin", tha në fund burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim.

"Prandaj na nevojiten garanca, ndërsa prania e kontigjenteve ushtarake mund të jetë një rpej tyre", thkesoi funksionari ukrainas, duke shtuar se Kievi "në përgjithësi i mbështetë të gjitha idetë të cilat kanë prë qëllim të garantohet siguria e paqes".

Funksionari shtoi se ideja për sistemim të kontigjentit ushtarak në Ukrainë është "ide e evropianëve", dhe jo e Kievit.

"Shohim se Evropa kërkon zgjidhje që të evitojë eskalimin e luftës ... Presidenti francez Emanuel Makron dukshëm është iniciator i asaj ideje", deklaroi funksionari ukrainas.

Për atë ide u bisedua sot në Varshavë, në takimin mes Makronit dhe kryeministrit polak, Donalld Tusk.

Tusk, megjithatë, tha se "tani për tani Varshava nuk planifikon aksione të tilla".

Shumica e aleatëve perëndimore e hodhën poshtë mundësinë e tillë në të kaluarën.

Megjithatë, evropianët druajnë nga tërheqja amerikane nga konflikti në Ukrainë, e madje edhe nga presioni i Uashingtonit për marrëvehsje në dëm të Kievit, me kthimin e Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Presidenti i sapozgjedhur amerikan bëri thirrje për "ndërprerje urgjente të zjarrit" dhe për negociata mes Kievit dhe Moskës.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, nga ana e tij, tha se dëshiron më shumë dërgesa të armëve dhe më shumë garanca të sigurisë nga aleatët e tij perëndimorë para çfarëdo lloj negociatash me Moskën. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR