• e premte, 27 dhjetor 2024

FSSHRMV: Vendimi për Leonid Indovin nuk është përfundimtar, mund të kontestohet

FSSHRMV: Vendimi për Leonid Indovin nuk është përfundimtar, mund të kontestohet

 Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA)  - Pas reagimeve në opinion lidhur me mjekimin e të riut Leonid Indov, Fondi për Sigurime Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut pasdite   lëshoi ​​një kumtesë, ku potencohet se vendimi i FSSHRMV-së me çfarë refuzohet kërkesa për dërgim jashtë vendit, ende nuk është përfundimtare.

"FSSHRMV nga momenti i parë me kujdes e ndjek raston e L.I. që nga shtrimi i tij në spital në  Republikën e Greqisë, nga ku është sjellë në ISHP KARIL, deri në dorëzimin e kërkesës  për mjekim jashtë vendit", shkruhet në kumtesë. 

Në këtë moment, sqarohet se në Fond po kryhen dy procedura të veçanta. 

 "E para ka filluar që në shtator të vitit 2023 dhe për të ka një lëndë të hapur që është ende në vijim, për shkak të dokumentacionit mjekësor të dorëzuar jo të plotë, për të cilin është dërguar kërkesë zyrtare deri te parashtruesit, megjithatë dokumentacioni i nevojshëm për vendimmarrje ende është dorëzuar. Nga shtatori i vitit 2023, pacienti është transferuar në ISHP KARIL, nga ku me iniciativë personale të familjes është dërguar me automjet mjekësor në një spital privat, me të cilin FSSHRMV nuk ka lidhur marrëveshje për llojin e shërbimeve shëndetësore  që janë ofruar, ndërsa ku ka qëndruar deri në momentin më 6 shkurt të vitit 2024, me helikoter  është transportuar   në një institucion shëndetësor në Austri", thonë nga Fondi.

 Shtohet se FSSHRMV as nuk është njoftuar dhe as nuk ka marrë pjesë në organizimin e transportit me helikopter me të cilin pacienti ka shkuar në një institucion shëndetësor në Austri, siç thuhet, me iniciativë të familjes.

 Duke vepruar sipas kërkesës, siç shkruhet në kumtesë, Komisioni i Shkallës së Parë i FSSHRMV merr vendim negativ.

 Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, në konferencën e sotme për media lidhur me trajtimin e Indovit në Vjenë, theksoi se nuk ka dilema se duhej të kryhet  transporti mjekësor. Ai potecoi se në të ardhmen do të jenë në dispozicion të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë nevojë për transport mjekësor.

 Indovi më 6 shkurt  shkoi në Vjenë për të marrë trajtim me çfarë do të mund të lirohet nga    respiratori dhe të mund të fillojë vetë të marrë   frymë. Ai ishte pacienti i parë i transportuar me helikopter të policisë deri në Vjenë.

 Pas lajmit se FSSHRMV nuk ka miratuar para për trajtimin e Leonidit, i cili u lëndua gjatë pushimeve në Greqi vitin e kaluar, në rrjetet sociale filloi një fushatë për mbledhjen e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve për shërimin e  tij për çfarë nevojiten 140 mijë euro. Janë të hapura numrat e telefonit për donacion  edhe në T-Mobile 143-118 dhe A1 143 500.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR