• e shtunë, 23 nëntor 2024

FSSH: Sistemi filloi të funksionojë, filloi pagesa e pushimeve mjekësore, pushimeve të lindjes dhe rimbursimeve

FSSH: Sistemi filloi të funksionojë, filloi pagesa e pushimeve mjekësore, pushimeve të lindjes dhe rimbursimeve

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Ekspertët e TI-së po i finalizojnë proceset dhe funksionalitetet në Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe me këtë filloi pagesa e pushimeve mjekësore, pushimeve të lindjes dhe rimbursimeve të ndryshme, njoftoi sot FSSH i RMV.

Nga atje thonë se gati të gjitha modulet janë vënë në funksion, pas sulmit kibernetik në këtë institucion me çka ishin pamundësuar shërbimet.

"Pritet që të siguruarit të marrin mjetet në llogaritë e tyre gradualisht gjatë ditës së nesërme dhe të mërkurën. Kjo do të thotë se menjëherë do të fillojë pagesa e pushimeve mjekësore që janë llogaritur deri më 5 shkurt  2023. Të dhënat për pushimet mjekësore të dorëzuara pas kësaj date do të fillojnë të futen në shërbimet rajonale dhe edhe ato të futen në sistem për pagesë të rregullt", thuhet në kumtesë.

FSSH thekson se po vijon edhe kthimi në funksion i sistemit DRG, për evidencë të shërbimeve spitalore, për çka publiku do të njoftohet me kohë.FSSHRMV në kumtesë shpreh falënderim për durimin dhe mirëkuptimin dhe paralajmëron se do të njoftojë gjatë ditës, për të gjitha informacionet. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR