FSSH: Qytetarët të mos bien pre e porosive të rreme të shkruara në emër të Fondit
- – Disa qytetarë kanë marrë e-mail porosi të rreme në emër të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, nga FSSH bëjnë thirrje që të mos bien pre e porosive të rreme, që të mos keqpërdoren të dhënat personale dhe xhirollogaritë.
- Post By Fitore Curri
- 13:21, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) – Disa qytetarë kanë marrë e-mail porosi të rreme në emër të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, nga FSSH bëjnë thirrje që të mos bien pre e porosive të rreme, që të mos keqpërdoren të dhënat personale dhe xhirollogaritë.
“Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë ka njohuri se janë regjistruar porosi të rreme të cilat iu dërgohen qytetarëve në mënyrë elektronike, në e-mail, sikur të jetë nga FSSH. Në porositë e rreme, që nuk janë dërguar nga e-maili i FSSH, u thuhet qytetarëve se, kinse, sistemi me menaxhim të transaksioneve të Fondit njeh se duhet të marrin pagesë për rimbursim të mjeteve pas çka duhet të klikojnë në një vegëz të caktuar”, sqarojnë nga FSSH në kumtesën e sotme.
Fondi i porosit qytetarët që të mos bien pre e porosive të tilla të rreme që të mos keqpërdoren të dhënat e tyre personale dhe xhirollogaritë, ndërsa nëse kanë mundësi, të denoncojnë rastet në Shërbimin për Krim Kompjuterik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Fondi tashmë e denoncoi rastin në MPB”, potencojnë prej atje. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s