FSSH: Gjatë sulmit kibernetik nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të të dhënave të institucionit
- Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se sulmi kibernetik me të cilin po përballet ndodh drejtpërdrejt para migrimit të planifikuar të infrastrukturës së sistemit, dhe se analizat e ekipeve të ekspertëve tregojnë se nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazës së këtij institucioni. Ekipet teknike të FSSH, theksojnë nga atje, prioritet i japin rikthimit sa më të shpejtë në funksion të sistemit për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë, si dhe për format e tjera të pagesës, pra pushim mjekësor, pushim të lehonisë dhe rimbursim.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:37, 9 shkurt, 2023
Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se sulmi kibernetik me të cilin po përballet ndodh drejtpërdrejt para migrimit të planifikuar të infrastrukturës së sistemit, dhe se analizat e ekipeve të ekspertëve tregojnë se nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazës së këtij institucioni. Ekipet teknike të FSSH, theksojnë nga atje, prioritet i japin rikthimit sa më të shpejtë në funksion të sistemit për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë, si dhe për format e tjera të pagesës, pra pushim mjekësor, pushim të lehonisë dhe rimbursim.
"FSSHRMV e njofton opinionin në lidhje me vërejtjet nga raporti i revizorit që janë publikuar gjatë ditës së djeshme nga disa media, se informacionet e liferuara janë vërejtje që kanë të bëjnë me vitin 2021 dhe për të cilat Fondi që vitin e kaluar vepron. Raporti përfundimtar revizorin e kryer nga revizorët e Entit Shtetëror për Revizion, të dorëzuar më 23 janar të vitit 2023 të muajit të kaluar, tregon se “gjatë vitit 2022, ka filluar procedura për furnizim publik të shërbimeve për marrjen me qira të reve private për qendrat e të dhënave parësore dhe dytësore në Fondin dhe migrim të aplikacioneve dhe të dhënave me të cilat pritej që gjendja të tejkalohet", thonë nga FSSH.
Furnizimi publik, shpjegojnë nga atje, është shpallur më 30 shtator të vitit 2022, ndërsa marrëveshja është lidhur më 9 dhjetor të vitit 2022, me çfarë me kompaninë e përzgjedhur ka filluar me punë më 1 janar të vitit 2023. Sipas planit dhe specifikimit, faza e parë, gjegjësisht migrimi i infrastrukturës së sistemit duhej të realizohet gjatë kësaj jave, kur në fakt ndodhi sulmi, ndërsa më pas në cilën fazë do të fillonte migrimi i infrastrukturës së aplikacioneve dhe të dhënave. ar/