FSSH dhe DAP me aneks të ri për shkëmbim më të shpejtë të të dhënave
- – Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) nënshkruan aneks të Protokollit për shkëmbim elektronik të të dhënave me të cilin mundësohet azhurnim me kohë i informacioneve, zgjidhje e borxheve të vjetërsuara dhe parandalim i keqpërdorimeve, e gjithë kjo me qëllim që të sigurohen shërbime më efikase, më transparente dhe të kapshme për qytetarët.
- Post By Fitore Curri
- 14:22, 14 gusht, 2025
Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) – Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) nënshkruan aneks të Protokollit për shkëmbim elektronik të të dhënave me të cilin mundësohet azhurnim me kohë i informacioneve, zgjidhje e borxheve të vjetërsuara dhe parandalim i keqpërdorimeve, e gjithë kjo me qëllim që të sigurohen shërbime më efikase, më transparente dhe të kapshme për qytetarët.
Siç bëjnë të ditur nga FSSHRMV, ky aneks është i pari pas nënshkrimit të protokollit origjinal në vitin 2012. Nënshkrues të aneksit janë mjekët Elena Petrova dhe Sasho Klekovski.
Me aneksin e ri, FSSH do të marrë të dhëna mujore mbi kontributet e papaguara të sigurimeve shëndetësore, individualisht sipas paguesit për llogaritje dhe pagesë. Deri më tani, merreshin vetëm të dhëna mbi kontributet e paguara, të cilat shkaktonin ndërprerje të paparalajmëruara në sigurime. Sistemi i ri do të mundësojë informimin në kohë dhe përditësimin e të dhënave, duke parandaluar përjashtimin automatik të personave të siguruar për shkak të gabimeve teknike.
Gjithashtu, do të vendoset dorëzim vjetor i të dhënave për kontribute të vjetërsuara dhe të papaguara, me qëllim që të zgjidhet problemi i të siguruarve të cilët kanë detyrime më të vjetra se 10 vjet, por tani janë pagues të rregullt. Kjo do të mundësojë çregjistrim vjetor të kërkesave të vjetërsuara dhe kthim të të drejtës së sigurimit shëndetësor për këta persona.
Si pjesë e integrimit me sistemin “e-tatime”, FSSH do të marrë në kohë reale vërtetimet për të ardhura të realizuara për personat të cilët aplikojnë si të rrezikuar social, për të cilët kontributin e mbulon Ministria e Shëndetësisë. Ky është hap i parë drejt parandalimit të keqpërdorimeve të kësaj të drejte, e cila deri më tani u realizua vetëm përmes vet deklaratës.
“Këto ndryshime sigurojnë shërbime më të shpejta, më transparente dhe më të kapshme, duke i ulur barrierat për qytetarët. FSSH dhe DAP vazhdojnë me digjitalizim për administratë më efikase në interes të të gjithëve”, thonë nga Fondi. fc/
Foto: FSSH