• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fronti evropian nuk do të votojë për Qeverinë e re, deputetët e braktisën mbledhjen

Fronti evropian nuk do të votojë për Qeverinë e re, deputetët e braktisën mbledhjen

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Fronti evropian sonte e braktisën mbledhjen kuvendore në të cilën u diskutua për zgjedhjen e qeverisë së re. Blerim Bexheti, koordinues i grupit të deputetëve tha se nuk do të votojnë për qeverinë e re sepse ajo "nuk ka legjitimet nga bashkësitë etnike".

"Ne nuk jemi pjesë e këtij cirku. Ju informojmë se nuk do të marrim pjesë në votim sepse nuk kemi të drejtë nga shumica e shqiptarëve dhe etnikumeve të tjera të legjitimojmë një qeveri e cila nuk ka legjitimitet nga bashkësitë etnike. Pamundësoni por nuk mund t'ua mbyllni gojën shumicës së shqiptarëve të cilët votuan anëtar tjetër dhe zotëri mandatar ata do të flasin. Nga aktiviteti juaj në Veless ju thatë se i keni kthyer 2/3 e pozitave dhe po të jenë shqiptrë ata janë qytetarë të këtij shteti, por kryeministri duhet të sundojë dhe të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha etnikumet. Nga debatat që i shsohim këtu, nga përzierja e Albin Kurtit, këtu e kemi Stoillkoviqin duke i dhënë mbëhtetje VLEN-it dhe do të jetë ministër për marrëdhëniet mes bashkësive", theksoi Bexheti.

Mandatarit i tha se po bën qeveri me ata që kanë humbur dhe se po krijon kontest etnik në Maqedoni të Veriut. "Nuk dëgjuam asnjë fjalë për Ballkanin e Hpaur, për ligjet që duhet të ndryshojnë, ndërkaq janë pjesë e atij projekti", tha Bexheti.

Halil Snopçe nga VLEN replikoi se kur nuk ke çfarë të flasësh, bën drama dhe ikën. "Kërkuan pauzë prej një ore në orën 20:00, dhe kur nuk çfarë të thuash, del nga salla", tha Snopçe.

Kuvendi e vazhdoi mbledhjen pas një ore pauzë me kërkesë të Bexhetit.

Qeveria e re, e kryesar nga Hristian Mickoski duhet të zgjedhet më së voni deri në mesnatë. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR