• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fronti evropian do t’i ankimojë vendimet e KSHZ-së për rivotim në NJZ5 dhe NJZ6 dhe do të iniciojë kallëzime për anëtarët

Fronti evropian do t’i ankimojë vendimet e KSHZ-së për rivotim në NJZ5 dhe NJZ6 dhe do të iniciojë kallëzime për anëtarët

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Fronti Evropian do ta ankimojë vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotim pranë Gjykatës Administrative dhe parashtrojë kallëzime për anëtarët e KSHZ-së për shkelje të së drejtës së zgjedhësve për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, kumtoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i BDI-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. 

Kjo vjen pasi KSHZ-ja pranoi ankesat e partive politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 8 majit për rivotim në gjashtë vendvotime në NJZ5 dhe një vendvotim në NJZ6.

"Publiku vendor dhe ndërkombëtar ishin dëshmitarë të drejtpërdrejtë të shkeljes flagrante të procedurave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vjedhjes partiake e institucionale të vullnetit elektoral, përmes vendimit të paligjshëm për të rivotuar në qendrat e votimit të zgjedhura saktë në vendlindjet e bartësve të opozitës, aty ku kanë fituar me rezultat të thellë vetëm për qëllimin e kontrollit të qendrës së votimit dhe manipulimit të vullnetit të votuesve. Fakti që qytetarët, sidomos shqiptarët, e panë transmetimin drejtpërdrejt përmes majorizimit të vendimeve, duke marrë vendime krejtësisht pa fakte dhe të kundërligjshme u kujtoi majorizimin e viteve të 90-ta", tha Osmani.

Sipas Osmanit, qëllimi i vendimeve të tilla është zbutja e disfatës së koalicionit opozitar shqiptar “VLEN”, si dhe për të shpifur ndaj votuesve shqiptarë dhe shtetit, sepse, siç tha ai, "për herë të parë gjatë organizimit të zgjedhjeve, në krye të qeverisë është kryeministër shqiptar".

"Qëllimi i vendimeve të tilla të paligjshme është zbutja e disfatës së partive politike opozitare në bllokun shqiptar, por edhe njollosja e votuesve shqiptarë në qendrat e votimit, se nuk mund të bëjnë zgjedhje korrekte, por kuptohet edhe shteti në kushte kur për herë të parë në krye të Qeverisë, gjatë organizimit të zgjedhjeve kryeministri është shqiptar. Sollëm vendim për ankimim të këtyre vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Gjykatën Administrative, por kuptohet edhe për ngritjen e kallëzimit ndaj anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për shkelje të së drejtës së zgjedhësve për të shprehur vullnetin e lirë", tha Osmani. 

Kallëzimet për vendimet e tilla të KSHZ-së parashtrohen në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative nga ana tjetër, pas ankimimit është detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga marrja e tij. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR