• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

Shkup, 19 prill 2024

VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit dhe partinë ZNAM të Dimitrievskit, dy parti këto të lidhura ngushtë me Moskën dhe qarqe të ndryshme pro ruse, si dhe të njohura për qëndrimet antishqiptare.

Në tubimin e Ohrit, Mickoski kërkoi unitet kombëtar maqedonas, pa etnitë tjera në vend, me qëllim që, siç tha, shteti të hiqet nga duart e shqiptarëve.

Fronti Europian i përkujton Mickoskit se Maqedonia e Veriut me kohë e ka trasuar rrugën e barazisë, demokracisë dhe të anëtarësimit në familjen e madhe Europiane.

BDI dhe Fronti Europian, si front multietnik në Maqedoninë e Veriut, nuk do të lejojë që vendi të kthehet mbrapsht drejt izolimit ndërkombëtarë, ndërsa kjo do të vuloset më 24 prill dhe më 8 maj, kur dr. Bujar Osmani do të zgjedhet President shteti, ndërsa Fronti Europian do të jetë çelësi për formimin e Qeverisë së ardhshme.

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje opozitës shqiptare të vetëdijesohen dhe të rreshtohen me pro-europianët dhe të mos bëhen vegël e qarqeve ruse në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim 

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 
 

QËNDRONI TË LIDHUR