VLEN: Frika e detyroi BDI-në ta mbron Artan Grubin
- Nga frika se mos Artan Grubi do të hap gojën, BDI vendosi ta mbron atë. Ata harruan se vet Bujar Osmani u distancua dhe kërkoi falje për sjelljen e tij gjatë fushatës në Çair.
- Post By Fami Bajrami
- 15:38, 4 mars, 2026
Shkup, 4 mars 2026
Nga frika se mos Artan Grubi do të hap gojën, BDI vendosi ta mbron atë. Ata harruan se vet Bujar Osmani u distancua dhe kërkoi falje për sjelljen e tij gjatë fushatës në Çair.
Por frika e turbullon mendjen. BDI nuk ka kredibilitet të flasë për lojëra fati. Gjatë kohës së tyre dhe me marrëveshjet e tyre, bizneset e lojërave të fatit u transferuan në Maqedoni nga nëntoka serbe. VLEN nuk i harron premtimet e saj.
Të gjitha marrëveshjet e paligjshme midis Përparimit dhe Artanit për licencat e lojërave të fatit online janë anuluar. Po punojmë për një Ligj të ri për Lojërat e Fatit, i cili do të përgjysmojë numrin e objekteve brenda një periudhe të arsyeshme kohore. Po punojmë për zgjidhje sistemike dhe, ndryshe nga BDI, nuk po bëhemi partnerë në industrinë e lojërave të fatit.
VLEN