• e diel, 24 nëntor 2024

Franca ka ateruar një aeroplan me mbi 300 indianë për shkak të "kontrabandimit të njerëzve"

Franca ka ateruar një aeroplan me mbi 300 indianë për shkak të

Paris, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Një aeroplan për në Nikaragua me më shumë se 300 udhëtarë indianë ka ateruar në Francë për shkak të dyshimit për “kontrabandë me njerëz”, njoftuan sot autoritetet franceze.

Aeroplani është ndaluar dje pas një denoncimi anonim, thanë prokurorët e Parisit.

Mediat lokale raportojnë se aeroplani ka fluturuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se tashmë ka filluar një hetim gjyqësor për kushtet dhe qëllimet e udhëtimit.

Fluturimin e ka realizuar një kompani rumune çarter. Ai ka zbritur në aeroportin e vogël të Vatrit për kontroll teknik, kur ka ndërhyrë policia.

“Një sallë pritjeje në aeroportin e Vatrit është shndërruar në një dhomë pritjeje me shtretër individualë për t'u ofruar udhëtarëve kushtet më të mira të mundshme”, ka njoftuar policia. mb/

Foto: arkiv/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR