• e enjte, 26 dhjetor 2024

Franca akuzon për favorizim të gjuhës angleze në BE

Franca akuzon për favorizim të gjuhës angleze në BE

Bruksel, 31 tetor 2023 (MIA) - Franca ka parashtruar padi kundër Bashkimit Evropian para Gjykatës së përgjithshme të BE-së për shkak të favorizimit të gjuhës angleze para gjuhëve tjera, publikoi "Politiko", duke theksuar se Parisi e akuzon bllokun se disa nga punësimet e reja në institucionet evropiane i kryen në bazë të vlerësimit të bërë vetëm në gjuhën angleze.

Sipas portalit të Brukselit, reagimi i Francës pason pasi që në procesin e selekimit gjatë punësimit të zyrtarëve të rinj të ndërlidhura me sektorët hapësirë, mbrojtje dhe ekonomi, janë kyçur teste vetëm në gjuhën angleze.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Parisi konsideton se qasja e këtillë i favorizon "kandidatët anglofonë" para konkurrentëve të tyre, si dhe se kjo paraqet diskriminim dhe shkelje të negociatave të BE-së, të cilat parashikojnë se të gjithë qyetarët e Unionit duhet të kenë trajtim të barabatë, pa dallim të kombësisë. Në mënyrë plotësuese, edhe rregullat për angazhim të funksionarëve të BE-së, gjithashtu, ndalojmë diskriminim në bazë të gjuhës, përveç nën kushe të caktuara.

"Kjo i diskriminon kandidatët, që nuk janë anglofolës", deklaroi për "Politiko" një diplomat francez, i cili ka kërkuar anonimitet, duke theksuar se kjo nuk është vetëm "luftë franceze", sepse edhe vendet tjera anëtare ndaljnë shqetësim të njejtë.

Sipas një diplomati tjetër anonim, pozicioni francez ka mbështetje edhe nga vende tjera anëtare të BV-së, para se gjithash edhe nga Itali.

"Ky nuk është pozicion kundër një gjuhe të caktuar, por në dobi të shumëgjuhësisë", shtoi ai.

Në ankesën franceze në Gjykatën e përgjithshme të BE-së, si shembull i "diskriminimit", dy shpallje pune të Zyrës evropiane të përzgjedhjes së personelit nga ky vit dhe nga viti i kaluar, në të cilat disa nga testet janë kryer vetëm në gjuhën angleze.

Gjykata e përgjithshme evropiane, e cila është shkalla e parë brenda Gjykatës së drejtësisë së BE-së për mosmarrëveshjet që përfshijnë institucionet e Unionit, pritet të vendosë për ankesën brenda një viti, por tashmë ka anuluar dy shpalljet e punës që ishin bazë për ngritjen e kontestit.

Sipas Traktatit të BE-së, frëngjishtja është një nga 24 gjuhët zyrtare të Unionit, por joformalisht, së bashku me anglishten dhe gjermanishten, konsiderohet si një nga tre gjuhët e punës të Komisionit Evropian, si dhe një nga dy gjuhët e folura të Këshillit të BE-së, së bashku me anglishten.

Me gjithsej 3.271 punonjës të KE-së në vitin 2023, francezët janë të tretët në numër në këtë institucion të BE-së, menjëherë pas italianëve dhe belgëve.

Siç thekson “Politiko”, edhe pse përdorimi i gjuhës angleze është i përhapur në institucionet e BE-së, Franca “nuk ka hequr dorë kurrë nga shpresa se edhe administrata e Brukselit flet frëngjisht”. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR