• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fraksioni i BDI-së: Zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

Fraksioni i BDI-së: Zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

Shkup, 2 korrik 2023 

Edhe pse të mbuluara me petkun e zgjedhjeve të brendshme me demokraci të lartë 1 anëtar 1 votë, duam ta informojmë opinionin e gjërë që ky proces është edhe një farsë, pasiqë kryekëput është antistatutar dhe për më tepër kryetarët veçmë janë përzgjedhur me diktat të kryetarit Ali Ahmeti kohë më parë. Rrjedhimisht kjo që po ndodh sot kinse dikush voton është vetëm një teatër i lirë për defokusim të opinionit.

Ky proces assesi nuk mund të jetë demokratik sepse që në fillim ka qenë përjashtues, që don të thotë se aktivistët që nuk mendojnë që duhet të votojnë si në komunizëm, me diktat, kanë qenë të pamundësuar që të regjistrohen edhepse janë themelues, aktiv dhe meritorë për fitoret e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga viti 2002.

Rikujtojmë, procese të ngjashme si këto, të dirigjuara, të diktuara nga lartë, janë mbajtur edhe në Pollog, por rezultati është se BDI del humbës dhe po e humb primatin tek partitë politike shqiptare, siç është rasti me Degën e Tetovës.

Fraksioni i BDI-së

______________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR