• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fraksioni i BDI-së: E dënojmë ashpër kontestimin e emrave shqip të rrugëve në Komunën e Butelit

Fraksioni i BDI-së: E dënojmë ashpër kontestimin e emrave shqip të rrugëve në Komunën e Butelit

Shkup, 30 qershor 2023

Fraksioni i BDI-së shpreh indinjatën e thellë nga vendimi i Komunës së Butelit, për kthimin e emrave të vjetër të një pjese të rrugëve në këtë komunë, që kohë më parë u zëvendësuan me emra të personaliteteve të shquara shqiptare.

Theksojmë, se iniciativa e dërguar në Qytetin e Shkupit për miratim, përveç që është tendencioze, është edhe joligjore, sepse vendosja e emrave të rinj të figurave shqiptare është bërë duke i respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe duke e respektuar plotësisht Parimin e Badinterit.

Ju bëjmë thirrje publike kryetarit të Komunës Butel dhe kryetares së Qytetit të Shkupit t'i vendosin tabelat me emërtimet e reja në gjuhën shqipe sepse është obligim ligjor!

Këtë proces do ta ndjekim me vigjilencën më të madhe sepse Buteli është përafërsisht me 50% banorë shqiptarë dhe ky realitet duhet patjetër të respektohet.

______________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR