• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Fraksioni i BDI: BDI Dega Gostivar ngel pa asnjë përfaqësues në ekzekutiv

Fraksioni i BDI: BDI Dega Gostivar ngel pa asnjë përfaqësues në ekzekutiv

Shkup, 14 prill 2023

Shkarkohet edhe përfaqësuesi i fundit në ekzekutivin aktual, nga dega e BDI-së në Gostivar, përkatësisht sekretari shtetërorë në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale z. Resmi Ejupi. 

Me shkarkimin e Ejupit dhe më herët të Bashkim Hasanit, një prej degeve më të mëdha të BDI-së, siç është dega e Gostivarit ngel pa asnjë përfaqësues në nivel të tre eshalonëve qeveritar, që ndodhë për herë të parë që nga themelimi i BDI-së. 

Më poshtë do të gjeni reagimin e plotë të z. Resmi Ejupit të publikuar në rrjetet sociale. 

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të BDI-së Gostivar, në vitin 2020 u emërova si Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nga udhëheqësia e Degës së Gostivarit, kur kryetar ishte Bashkim Hasani, të cilit dua ta falemenderoj publikisht për besimin e dhënë në atë kohë që unë si kuadër i BDI-së të jem përfaqësues politik në këtë institucion, ku u përpoqa që përgjatë këtyre dy vite e gjysëm të qëndroj afër aktivit politik në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi duke u munduar që të jemë në shërbim të tyre. 

Me këtë rast dua që të ju informoj që nga dita e djeshme nuk e ushtroj pozicionin e Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe këtu vlen të theksoj se arsyeja e vetme se pse shkarkohem nga ky pozicion është SHPREHJA DHE PËRKRAHJA E MENDIMIT NDRYSHE.

Shprehjen e mendimit të lirë dhe përkrahjen e mendimeve të cilët mendoj se janë në favor të shoqërisë nuk do të ma ndaloj asnjë formë e reperkusionit politik.

Vazhdoj të përkrah dhe të jem pjesë e "Grupit të Zjarrit" dhe pjesë e atij mendimi që sipas meje është në favor të shoqërisë në përgjithësi, dhe BDI-së si parti politike.

Me respekt, Resmi Ejupi”.

_______________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR