Foshnja që vdiq u shtrua në spital për shkak të vjellave, njoftoi spitali në Kavadar
- Foshnja që vdiq në Kavadar, në spital i pranua për shkak të vjellave pas ushqyerjes, njoftuan sot nga spitali, pasi SPB Veles informoi për vdekjen e foshnjes dy muajshe dhe se trupi i tij është dhënë për autopsi për t'u konfirmuar arsyet e vdekjes.
- Post By Sara Ademi
- 13:04, 15 janar, 2026
Kavadar, 15 janar 2026 (MIA) - Foshnja që vdiq në Kavadar, në spital i pranua për shkak të vjellave pas ushqyerjes, njoftuan sot nga spitali, pasi SPB Veles informoi për vdekjen e foshnjes dy muajshe dhe se trupi i tij është dhënë për autopsi për t'u konfirmuar arsyet e vdekjes.
Në kumtesën për opinionin, drejtoresha Gordana Gjorçeva-Kamçeva shprehu keqardhje për prindërti dhe sqaroi se si ishte gjendja shëndetësore e foshnjës gjatë hospitalizimit të tij.
"Foshnja me inicialet U.M., i moshës dy muaj, u prania në Repartin e pediatrisë, më 12.01.2026, për shkak të vjellave pas ushqyerjes. Gjatë ditëve në spital, në repartin tonë, fëmija ishte me parametra të rregullt dhe analiza të rregullta laboratorike, pa të vjella", informoi drejtoresha.
Pas thirrjes emergjente nga nëna dje (14 janar), për shkak se foshnjës i ishte ndërprerë frymëmarrja, menjëherë u thirr një pediatër kujdestar, ndërsa në momentin e njejtë edhe anesteziologu.
"U iniciua reanimimi me terapi të përshtatshme, e cila zgjati rreth 35 minuta, por, për fat të keq, pa sukses. Pasi u konstatua vdekja, në përputhje me procedurat ligjore, u njoftuan shërbimet kompetente - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike. U morën deklarata nga prindërit dhe stafi mjekësor në detyrë, pas së cilës trupi i foshnjës u dorëzua për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes", shpjegoi drejtoresha. sa/
Foto: MIA arkivi