• e martë, 16 korrik 2024

Foshnja e parë në vitin 2024 është mashkull

Foshnja e parë në vitin 2024 është mashkull

Shkup, 1 janar 2024 (MIA) - Foshnja e parë në vitin 2024 ka lindur në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup në ora 00:00. Fëmija është i gjinisë mashkull, peshon 3.760 gram, është i gjatë 52 centimetra dhe ka lindur me Apgar 10/10.

Siç informojnë nga Klinika universitare për gjinekologji obstetrikë, lindja është bërë në mënyrë natyrale. Ekipi kujdestar i GJAO me në krye prof. dr. Goran Dimitrov solli në jetë fëminë e lehonës 34-vjeçare Natasha Stefkovska nga Shkupi.

"Të porsalindurit i urojmë shëndet dhe fëmijëri të lumtur", thuhet në njoftim.

Në 15 minutat e para të Vitit të Ri, në GJAO kanë lindur tre foshnja. mb/

Foto: MIA dhe GJAO

 

QËNDRONI TË LIDHUR