• e mërkurë, 21 janar 2026

Foshnja e parë në vend është Evgenia, fëmija i tretë i familjes Kamçevi

Foshnja e parë në vend është Evgenia, fëmija i tretë i familjes Kamçevi

 Shkup, 1 janar 2026 (MIA) - Foshnja e parë në vitin 2026 në shtet është vajzë - Evgenia, e lindur në mesnatë në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë KGJO). Lindi me prerje cezariane, peshon 2.8 kilogramë dhe është 48 centimetra e gjatë dhe është fëmija i tretë në familjen Kamçevi. Nëna është 38-vjeçarja Emilia Kamçeva.

 Në mesnatë kanë lindur edhe dy binjake në Gjinekologjinë në Çair.

Nëna dhe foshnja e KGJO sot i vizituan ministrat e Shëndetësisë dhe Politikës Sociale, Azir Aliu dhe Fatmir Limani, zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, kryetari i Shkupit, Orce Gjorgievski, drejtori i FSSHM Sasho Klekovski dhe bashkëshortja e kryeministrit, Rozi Mickoska. 

 Drejtoresha e KGJO Irena Aleksioska-Papestiev deklaroi se Evgenia është simbol i frytshmërisë, dhe të qenit fëmija i tretë në familje është një stimul për shumë familje.

"Sepse një shtëpi e mbushur me shumë fëmijë është shtëpia më e ndritshme, më e ngrohtë dhe më e lumtur. Falënderoj familjen Kamçevi që është një shembull dhe shpresoj se do të inkurajojnë shumë familje në shtetin tonë të kenë një familje të madhe", tha drejtoresha. 

 Tha se në KGJO do të vazhdojë përmiërsimi i kushteve dhe është e kënaqur që pas rinovimit të Shkollës për Përgatitjen Psikosociale të Pacientëve, ka pasur një rritje të lindjeve me 170 të porsalindur

"Nuk është shumë, por pas disa vitesh e kemi tejkaluar përsëri 4000 dhe vitin e kaluar patëm 4043 lindje në maternitetin më të madh në vend dhe shpresoj që ky trend të vazhdojë edhe në maternitete të tjera", tha Aleksioska-Papestiev.

 

Ministrat Aliu dhe Limani thanë se ka edhe dy vazja binjake të lindura në mesnatë në Gjinekologjinë në Çair dhe se vajzat do të thotë një bekim.

"Ky vit do të jetë i bekuar, ne si Ministri e Shëndetësisë do të investojmë në infrastrukturë dhe kapacitete dinjitoze për çdo të porsalindur në shtetin tonë. Uroj që të porsalindurit të kenë një jetë të shëndetshme dhe të jetojnë në mirëqenie", tha Aliu. 

 Limani shtoi se të porsalindurit janë simbol fillimi dhe shprese për vendin tonë dhe i uroi familjet me urimet që fëmijët e tyre të rriten në dashuri dhe shëndet.

"Çdo lindje është një thesar për shoqërinë tonë dhe një motivim i fortë për të krijuar kushte më të mira për fëmijët dhe familjet, është detyrimi ynë t'u sigurojmë atyre kushte për kopshte, shkolla dhe punësim", tha Limani. 

 Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha se viti 2026 do të jetë i frytshëm dhe i begatë, sepse vajzat janë simbol i progresit.

 

Theksoi se përveç dhuratave për foshnjën KGJO, do të vizitojnë dhe do t'u japin dhurata edhe dy vajzave të paralindura në maternitetin në Çair dhe se për herë të parë këtë vit do të ketë dhurata nga Qyteti i Shkupit për të gjithë të porsalindurit, që, tha, nuk ka qenë rasti në të kaluarën.

"Gjithastu do të përpiqemi ta rrisim mbështetjen tradicionale nga Qyteti i Shkupit për të stimuluar familjet të kenë sa më shumë fëmijë, gjë që është në përputhje me politikat e Qeverisë, dhe shteti gjithashtu ka nevojë për këtë dhe Qyteti i Shkupit do të jetë gjithmonë një mbështetje", theksoi Gjorgjievski. 

 Me këtë rast, ai njoftoi se Qyteti i Shkupit  deri në gjysmën e dytë të vitit 2026 do të fillojë ta ndërtojë garazhin e parë shumëkatësh në Qendrën Klinike për të zgjidhur problemin e parkimit.

 "Realisht do ta zgjidhë problemin për të punësuarit dhe për të gjithë bashkëqytetarët tanë që vijnë këtu për nevojë. Deri në fund të mandatit tim, po planifikojmë dy garazhe shumëkatëshe, por do të fillojmë ndërtimin e garazhit të parë shumëkatësh deri në gjysmën e dytë të këtij viti kalendarik", tha kryetari i Shkupit.

Foto/video: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR