• e shtunë, 23 nëntor 2024

Foshnja e parë e lindur në vitin 2022 në Çair është djalë

Foshnja e parë e lindur në vitin 2022 në Çair është djalë
Shkup, 1 janar 2022 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot qëndroi në Gjinekologjinë e Çairit, ku edhe erdhi në jetë foshnja dhe bashkë me drejtorin e këtij institucioni Bashkim Ismailin dhe personelin kujdestar mjekësor vizituan të porsalindurin dhe nënën Angela Gelevska. Me këtë rast foshnjës së parë, Komuna e Çairit i dhuroi edhe një shumë simbolike prej 15.000 denarëve. “Edhe foshnjës edhe nënës ju urova shëndet të mirë. Ndërsa siç më informuan nga personeli mjekësor në Gjinekologjinë e Çairit pas mesnatës deri sot në orën 12:00 kanë lindur 6 foshnje dhe që të gjithëve ju urojmë shëndet të mirë”, ka deklaruar Ganiu. fab/

QËNDRONI TË LIDHUR