Forumi për Ndryshime në Arsim propozon transport të subvencionuar ndërurban për studentë
- – Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) sot ka promovuar nismë për transport të subvencionuar të studentëve për studentë të rregullt të cilët studiojnë jashtë vendit ku jetojnë. Kryetari i FNA, Blendi Hodai, deklaroi se ministrive të Arsimit dhe Shkencës dhe të Transportit u propozojnë model të subvencionimit siç ka në Slloveni.
- Post By Fitore Curri
- 15:34, 19 dhjetor, 2024
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) – Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) sot ka promovuar nismë për transport të subvencionuar të studentëve për studentë të rregullt të cilët studiojnë jashtë vendit ku jetojnë. Kryetari i FNA, Blendi Hodai, deklaroi se ministrive të Arsimit dhe Shkencës dhe të Transportit u propozojnë model të subvencionimit siç ka në Slloveni.
Siç tha, propozimi ka dy opsione – e para është biletë mujore për dhjetë udhëtime që do të kushtonte rreth 1.100 denarë dhe opsioni i dytë është biletë mujore për numër të pakufizuar të udhëtimeve që do të kushtonte rreth 2.150 denarë. Theksoi se me një subvencion të tillë do të ulet barra financiare e studentëve dhe familjeve të tyre.
“Për fat të keq, për studentët që udhëtojnë çdo ditë, çmimi i udhëtimit është mesatarisht rreth 500 denarë, që është shumë i shtrenjtë për një student. Që nga viti 2022, kur filloi agresioni rus kundër Ukrainës, çmimet e biletave janë rritur me 40 për qind për shkak të krizës së karburanteve që ishte atëherë. Por tani kriza e karburanteve dhe çmimet janë stabilizuar, por çmimet e biletave nuk janë normalizuar dhe studentët paguajnë çmime të larta për udhëtimin”, deklaroi Hodai.
Theksoi se gjysma prej 25.000 studentë në studime deridiplomike në USHCM nuk janë nga Shkupi dhe disa udhëtojnë ose çdo ditë ose në fundjava, ndërsa e ngjashme është, tha, edhe në universitetet e tjera në shtet. Sipas Hodait, studentët që shfrytëzojnë çdo ditë transport ndërurban për gjithë studimin katërvjeçar shpenzojnë deri në 11 mijë euro.
FNA për momentin nuk ka analizë se sa është numri i studentëve të cilët çdo ditë udhëtojnë nga një qytet në qytet tjetër, duke pasur parasysh se një numër i madh i tyre janë të vendosur në qytetin ku studiojnë.
Në promovimin e nismës FNA morën pjesë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu dhe deputetet Dragana Bojkovska nga VMRO-DPMNE dhe Monika Zajkova nga PLD. fc/
Fotografia: MIA