• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Forum rajonal për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës në Shkup

Forum rajonal për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës në Shkup

Shkup, 1 tetor 2025 (MIA) - Fondi i Kombeve të Bashkuara për popullsinë (UNFPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon sot Forumin e 5-të vjetor të Aleancës rajonale për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Sipas organizatorëve, në Forumin rajonal do të marrin pjesë më shumë se 100 përfaqësues nga rajoni, përfshirë përfaqësues nga qeveritë, institucionet për shëndet publik, sektori akademik, shoqëria civile dhe sektori privat.

Siç informojnë organizatorët, në forum fjalime do të kenë Florens Bauer, drejtoreshë rajonale e UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë, Rita Kolumbia, koordinatore e përhershme e KB-së në Maqedoninë e Veriut, Maria Kanelopulu nga delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Valentina Prevolnik Rupel, ministre e Shëndetësisë së Republikës së Sllovenisë.

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më vdekjeprurës tek gratë në moshë riproduktive në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR