• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forum për shoqërinë civile të Procesit të Berlinit për Klimën dhe Agjendën e Gjelbër

Forum për shoqërinë civile të Procesit të Berlinit për Klimën dhe Agjendën e Gjelbër

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), së bashku me Institutin për Qeverisje të Mirë dhe Politika në Mjedisit Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike-Shkup (IPECC) sot e organizojnë ngjarjen publike të Forumit për shoqëri civile të Procesit të Berlinit për Klimën dhe Agjendën e Gjelbër.

Siç informojnë nga MMJPH, ngjarjen do ta hapë ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ndërsa do të mbajnë fjalim edhe Shtefan Hudolin, udhëheqës i Sektorit për operacione nga Delegacioni i BE-së dhe Almira Xhembula, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor në Republikën e Shqipërisë.

Nga Ministria theksojnë se tema kryesore e ngjarjes është "Investimet në infrastrukturën e gjelbër", e cila plotësisht përpunohet përmes aspekteve të "Qeverisjes së mirë në mjedisin jetësor" dhe "Biodiversiteti dhe ruajtja e resurseve natyrore". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR