• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forum për diplomaci kulturore: Ne kemi nevojë për qytetarë të përkushtuar ndaj paqes dhe solidaritetit

Forum për diplomaci kulturore: Ne kemi nevojë për qytetarë të përkushtuar ndaj paqes dhe solidaritetit

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Pas tërmetit katastrofik, Shkupi ishte shembull i bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar. Shkupi është një qytet që është rindërtuar në bazë të solidaritetit. Ne kemi nevojë për qytetarë të përkushtuar ndaj paqes. Paqja duhet të ndërtohet duke filluar nga secili individ e deri te gjithë shoqëria, u theksua sot në Forumin për Diplomaci Kulturore në Shkup.

Ish-presidenti Gjorge Ivanov theksoi në Forum, se Forumin e mbajmë në një vit kur po përkujtojmë 60 vjet nga tërmeti katastrofik që goditi Shkupin më 26 korrik 1963.

Siç ka kujtuar ai, në tërmetin më vdekjeprurës që ka ndodhur në Ballkan kanë humbur jetën 1.070 qytetarë, rreth 3000 janë lënduar, ndërsa 800 persona kanë mbetur të paaftë.

Ai tha se Shkupi pas tërmetit katastrofik ishte shembull i bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar.

"Në këtë Forum theksohet fuqia dhe rëndësia e diplomacisë kulturore, gjegjësisht fuqisë së butë, bashkëpunimi i nevojshëm ndërkombëtar dhe domosdoshmëria e paqes në botë.

Kjo përçon premtimin për brezat e rinj se bota sot ka nevojë për liderë të përkushtuar ndaj paqes, siç ishte Xhon Kenedi.

Ne kemi nevojë për qytetarë që janë të përkushtuar ndaj paqes dhe kujdesit për të varfërit, siç ishte Nënë Tereza.

"Paqja nuk duhet kërkuar në heshtjen e madhe të varrezave, ku sot ka më së shumti qetësi,  por në zemrat dhe shpirtrat tanë”, tha Ivanov.

Aleksandar Trajanovski nga Qyteti i Shkupit theksoi se Qyteti i Shkupit është një qytet që është rindërtuar mbi bazën e solidaritetit.

“Pikërisht me këtë ndjeshmëri dhe bashkëpunim kulturor u rindërtua ky qytet, gjegjësisht u ngrit nga hiri në të cilin u gjet”, tha Trajanovski. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR