• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Forum Ministror BE - Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme në Shkup

Forum Ministror BE - Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme në Shkup

Shkup,  26 tetor 2023 (MIA)  -  Republika e Maqedonisë së Veriut dhe MPB-ja janë nikoqirë të Forumit Ministror BE - Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, në kuadër të Presidencës së Mbretërisë së Spanjës me Këshillin. të Bashkimit Evropian, që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Siç bëri të ditur MPB-ja, në forumin dyditor  i cili do të mbahet në Kuvend, do të marrin pjesë ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve të Bashkimit Evropian të cilat e përfaqësojnë kryesuesin aktual Mbretërinë e Spanjës dhe dy shtetet e ardhshme kryesuese, Belgjikën dhe Hungarinë, komissarët evropianë që janë përgjegjës për punë të brendshme dhe drejtësi, drejtorë të agjencive evropiane - Europol, Fronteks dhe Eurodrejtësi, si dhe përfaqësues të lartë të tjerë të organizatave ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme.

Sesioni i parë i Forumit Ministror i kushtohet fushës së punëve të brendshme me fokus në temat Siguria e Brendshme dhe Forcimi i Menaxhimit të Migracionit, Azilit dhe Kufijve të Jashtëm.

Në fund të sesionit do të mbahet konferencë për shtyp në të cilën do të marrin pjesë komisarja evropiane për Punë të Brendshme  Ilva Johanson dhe ministrat e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fernando Grande-Marlaska Gomez dhe Oliver Spasovski. 

 Forumi vazhdon nesër me sesionin e dytë kushtuar drejtësisë, ku do të debatohet mbi temat sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi dhe progresi në veprimet e përbashkëta në lidhje me agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës. Pas përfundimit të sesionit, konferencë të përbashkët për shtyp  do të mbajnë komisari evropian për Drejtësi Didie Rejnders dhe ministrat e Drejtësisë të Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maria Pilar Lop Kuenka dhe Krenar Lloga.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se mbajtja e Forumit Ministror në Shkup paraqet edhe një njohje për shtetin. 

"Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që edhe këtë vit, ndërsa për herë të dytë gjatë mandatit tim vjen edhe një mirënjohje për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe MPB-në, kënaqësi të jemi nikoqir të Forumit Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme BE-Ballkani Perëndimor në Shkup me 26-27 tetor 2023", shkroi Spasovski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk në prag të mbajtjes së forumit,  

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR