• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Forum ekonomik "Pas stuhisë: Menaxhimi me stabilitetin ushqimor dhe energjetik në Ballkanin Perëndimor"

Forum ekonomik

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Forumi ekonomik "Pas stuhisë: Menaxhimi i stabilitetit ushqimor dhe energjetik në Ballkanin Perëndimor" do të mbahet sot në Shkup.

Në këtë Forum ekonomik rajonal për vendet nga Ballkani Perëndimor, siç informojnë nga Finance Think, do të prezantohen rezultatet e reja nga kriza e paradokohshme me çmimet e ushqimeve dhe energjensave, duke u mbështetur në Studimet e politikave për Ballkanin Perëndimor, me përqëndrim në katër aspektet kryesore, ekzistencën e amvisërive, konkurrencën e kompanive, hapësirën fiskale dhe integrimin rajonal.

Në ngjarjen do të diskutohet dhe për udhërrëfyesin me masat dhe veprimet e nevojshme për të siguruar vetëqëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj goditjeve për vendet nga Ballkani Perëndimor. rq/

Foto: Finance Think

QËNDRONI TË LIDHUR