Formohet Oda e re e kontabilistëve, financierëve dhe tatimpaguesve
- Përmirësimi i mjedisit afarist për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit-financiar dhe këshilltar tatimor, përmes promovimit, ngritjes së standardeve profesionale dhe adresimit adekuat të sfidave, është fokusi i aktiviteteve të Odës së re të kontabilistëve, financierëve dhe tatimpaguesve, e cila është e regjistruar dhe është pjesë e Lidhjes së Odave ekonomike.
Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Përmirësimi i mjedisit afarist për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit-financiar dhe këshilltar tatimor, përmes promovimit, ngritjes së standardeve profesionale dhe adresimit adekuat të sfidave, është fokusi i aktiviteteve të Odës së re të kontabilistëve, financierëve dhe tatimpaguesve, e cila është e regjistruar dhe është pjesë e Lidhjes së Odave ekonomike.
Për kryetar të Odës së re është zgjedhur Romeo Kostadinov, këshilltar tatimor me përvojë 30 vjeçare në sferën ekonomike, financiare dhe të kontabilitetit.
Oda, siç qëndron në kumtesën e LOE-së, me të gjitha kapacitetet e saj profesionale do të punojë që të afirmohet si partner i barabartë i organeve shtetërore, qendrave arsimore dhe institucioneve të tjera nga sistemi ekonomik për të arritur avancimin e profesionit dhe të arrihet një progres më i gjerë shoqëror. Ajo do të përfshihet gjithashtu në inicimin e pjesëmarrjes së barabartë në përgatitjen e ligjeve dhe rregulloreve të tjera nga fusha e kontabilitetit, financiare dhe tatimore, si dhe në përcaktimin e pikëpamjeve dhe pozicioneve profesionale për kryerjen sa më të përshtatshme të veprimtarive.
Me formimin dhe funksionimin e Odës së re, aktivitetet e Lidhjes fitojnë vlerë të shtuar sepse sektorët që mbulohen kanë implikime më të gjera në funksionimin e të gjitha subjekteve afariste dhe në përgjithësi në sistemin ekonomik dhe tatimor në vend. Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë është organizata më e madhe kombëtare afariste me 35 oda ekonomike sektoriale, bilaterale dhe rajonale dhe mbi 30 grupe, shoqata dhe asociacione. ls/
Foto: LOE