• e enjte, 26 dhjetor 2024

Formohet lënda dhe u caktua prokuror për “bombat” e Boki 13

Formohet lënda dhe u caktua prokuror për “bombat” e Boki 13

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Shefi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) Islam Abazi ka formuar lëndë, e cila tashmë i është shpërndarë prokurorit publik, për ta dëgjuar dhe shikuar provat materiale që janë në pronësi të Bojan Jovanovski-Boki 13.

Më herët, Jovanovski, i cili ndodhet në burgun në “Idrizovë”, ku po vuan dënimin me burgim prej nëntë vitesh për rastin “Reket”, ka bërë të ditur se i ka dërguar shkresë kreut të PTHP NKOK Abazi, me të cilën kërkon pranimin për të dorëzuar, siç thotë, “bomba dhe dëshmi të krimit në strukturat më të larta shtetërore.

"Në bazë të nenit 25 të Ligjit për Prokurorinë Publike, prokurori publik themelor i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe prokurorët e tjerë publik që udhëheqin prokuroritë përkatëse, "i përfaqësojnë prokuroritë publike, udhëheqin me punën e tyre, i kryejnë të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara me ligj dhe miratojnë orarin vjetor të punës në fillim të çdo viti kalendarik”. Ndjekjen penale dhe trajtimin e mëtejmë të lëndëve e kryejnë prokurorët publikë të zgjedhur apo të emëruar në këtë prokurori publike. Në përputhje me këtë, prokurori publik themelor duke vepruar sipas shkresës ka formuar lëndë që tashmë i është caktuar prokurorit publik i cili është përgjegjës për dëgjimin e personit të dënuar dhe në bazë të deklaratës dhe provave materiale që personi i dënuar i posedon t'i referohet prokurorit themelor publik dhe të sjellë vendim për veprime të mëtutjeshme", thuhet në njoftimin e PTHP NKOK

Prokuroria inkurajon të gjithë ata që kanë njohuri dhe prova për krimet e kryera që t'i denoncojnë në prokurori në përputhje me kompetencat e tyre. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR