• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Formohet Komitet drejtues për koordinim dhe zhvillim të strategjisë kombëtare për siguri

Formohet Komitet drejtues për koordinim dhe zhvillim të strategjisë kombëtare për siguri

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Do të përpilohet strategji e sigurisë kombëtare. Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar Informata për nevojën e zhvillimit të strategjisë dhe është marrë Vendim për formimin e Komisionit drejtues për koordinimin dhe zhvillimin e këtij dokumenti. Në Komision do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë dhe të gjitha ministrive, si dhe nga Zyra e kryetarit të Qeverisë.

Nga Pres shërbimi qeveritar në shpjegimin e vendimeve, thonë se siguria kombëtare është bazë e prosperitetit të shtetit dhe se vetëm një mjedis i sigurt mund të sigurojë funksionimin e një rendi kushtetues të pjekur dhe demokratik, rritje të qëndrueshme ekonomike, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë qytetare.

"Duke pasur parasysh rrethanat e ndryshuara në mjedisin e sigurisë që janë krijuar në kontinentin evropian, duke përfshirë agresionin ushtarak kundër një shteti sovran dhe demokratik në kontinentin evropian, si dhe kërcënimin e vazhdueshëm të aktorëve aktivë malinj dhe përpjekjet e tyre për të përkeqësuar drejtpërdrejtë ose indirekt ekuilibrin ekzistues, ka shumë çështje që lidhen me sigurimin e ushqimit, energjisë dhe lëndëve të para kryesore, të cilat ndikojnë në stabilitetin dhe potencialin e zhvillimit të vendeve dhe rajoneve individuale të cilat duhet parë nga këndvështrimi i kontekstit aktual gjeopolitik dhe sigurisë", informon Pres shërbimi i qeverisë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR