• e shtunë, 23 nëntor 2024

Formohet komisioni parlamentar për sistemin politik dhe komisioni legjislativo-juridik

Formohet komisioni parlamentar për sistemin politik dhe komisioni legjislativo-juridik

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot i ka pranuar propozimet për përbërjen e personelit të Komisionit të Sistemit Politik dhe Komisionit Legjislativo-Juridik.

Kryetari i Komisionit për sistem politik është Lupço Prenxhov, ndërsa zëvendësi i tij Jovan Jaulevski, ndërsa kryetari i KLL-së është Aleksandar Veljanovski, dhe zëvendësi i tij Boban Nikollovski. 

Anëtarët e Komisionit e kanë pranuar kërkesën e ish presidentit Stevo Pendarovski për pezullimin e të drejtës së pensionit që e ka dorëzuar në Kuvend më 15 maj.

Gjithashtu janë pranuar edhe 29 kërkesa për apanazh të deputetëve të përbërjes parlamentare 2020-2024. Kundër propozimit për apanazh ishte deputeti i Të Majtës, Krmov. Afati për paraqitjen e kërkesave për apanazh ende nuk ka përfunduar.

Kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkovski njoftoi se ka nënshkruar kërkesë për ndërprerjen e apanazhit të Oliver Spasovskit dhe Vesna Bendevskës për faktin se janë bërë deputetë. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR