• e premte, 27 dhjetor 2024

Formimi i Komisionit anketues për Onkologjinë në kohën kur ka hetim aktiv, është e palejueshme, konsideron Xholev

Formimi i Komisionit anketues për Onkologjinë në kohën kur ka hetim aktiv, është e palejueshme, konsideron Xholev

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Formimi i Komisionit kuvendor anketues për rastin me Onkologjinë në kohë kur ka hetim aktiv është diçka e palejueshme. Ajo është normale nëse hetimi është mbyllur, megjithatë, në kohë të hetimit aktiv, ky është obstruksion, konsideron kryetari i Gjykatës themelore penale Shkup, Ivan Xholev.

Sipas Xholev, kontaminohet procesi hetues, ndërkaq nuk ka kurfarë reagimi për atë.

"Ajo është normale nëse hetimi është mbyllur dhe ka kaluar një afat më i gjatë kohor. Në rast të tillë, po, megjithatë në kohë të hetimit aktiv, kjo është obstruksion. E mbledhin tërë dokumentacionin, dëgjojnë, do të thotë e kontaminojnë procesin hetues dhe nuk ka kurfarë reagimi për atë", tha Xholev në brifingun e sotëm me mediumet.

Çështja që, sipas kryetarit të Gjykatës penale, duhet të parashtrohet është se si është e mundur paralelisht të zhvillohet hetim, përkatësisht të merren në pyetje të njejtit njerëz që i merr në pyetje edhe prokuroria.

"Më pas, kur do të vijnë në gjykatë, mbrojtja do të thotë se kjo tashmë nuk mund të shfrytëzohet si dëshmi, për shkak të kësaj, kësaj... më pas shkelje, më pas Strasburgu e kështu me radhë. Është shumëe  komplikuar, edhe pse ndoshta nga anash nuk duket ashtu", sqaroi Xholev. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR